Rezoluta e përbashkët për Kosovën, Anëtari i Kryesisë së PDK-së Nurellari: Ndjesi pozitive! Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës! Açka: Nuk e çon gishtin te plaga

12 Tetor 2023, 18:43| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 20:06

  • Share

Parlamenti miratoi me 101 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët maxhorancë-opozitë për Kosovën që dënon sulmin e grupit serb ne Banjskë që u ndërmor më 24 shtator. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari në një lidhje me “Skype” në emisionin “Kontrast” në Report Tv tha se Tirana ndoqi shembullin e Prishtinës duke mbajtur një qëndrim të unifikuar.

“Është ndjesi pozitive. Janë të unifikuar për çështjen e agresionit që ndodhi në Veri. Kur bëhet fjalë për agresion ne iu bashkuan takimeve, madje nxorrën vetë një rezolutë si opozitë për të mbështetur shtetin qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Ne si Prishtinë dhamë një imazh dhe shembull të mirë që duhej të ndiqej edhe në Tiranë”, tha ai.

Në votim nuk u përfshinë amendamentet e Kreshnik Çollakut të propozuara në emër të PD-së zyrtare. Kryetarja e grupit parlamentar të PD Flutura Açka tha se korrigjimet e propozuara për t'u bërë në rezolutë ishin të rëndësishme. Për shkak se amendamentet nuk u përfshinë në rend dite, ajo tha se zgjodhi të abstenojë gjatë votimit të rezolutës.

“Ne kemi bërë një amendament por nuk u përfshi në votim për shkak të vonesës. S’do na kushtonte gjë të uleshim dhe ta përfshnimin këtë gjë. Janë pika të rëndësishme. Këtu thotë një grup terrorist serb, i stisutr nga Serbia. Kjo është për të mos goditur frontalisht Vuçic. Problemi është përdorimi që mund t'i bëhet kësaj rezolute, nuk e çon gishtin te plaga. Prandaj kërkuam 3 amendamente që të përfshihen. Fakti që nuk u përfshinë propozimet, prandaj e kam abstenuar. Unë e kam votuar rezolutën e parë dhe nuk e vë njeri në dyshim mbështetjen time për Kosovën. Por këto çështje ishin të rëndësishme për t’u përfshirë”, tha Açka.

Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së, Kreshnik Çollaku. 4 deputetë të Lulzim Bashës Arbi Agalliu, Eralda Bane, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj nuk votuan.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?