Ilir Meta

Projekt-rezoluta e PE për Shqipërinë, Meta: Qeveria ka bllokuar punën e komisionit për Zgjedhoren, do reformë të njëanshme

23 Janar, 14:07| Përditesimi: 23 Janar, 14:12

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi për projekt-rezolutën e miratuar ditën e djeshme në Komitetin e Stabilizim Asociimit në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Mes çështjeve të tjera, gjatë konferencës për mediat Meta u përqendrua konkretisht në rekomandimet e rezolutës sa i takon komisionit të Reformës Zgjedhore që pritet të mblidhet sërish më 26 janar  për të miratuar planin e punës.

Pavarësisht se ishin deputetët e grupit Bardhi-Berisha ata që bllokuan mbledhjen e kaluar të komisionit në 19 janar, Meta akuzoi qeverinë si shkaktare për bllokimin e veprimtarisë së komisionit dhe miratimin e njëanshëm të Reformës Zgjedhore.

“Është tepër serioze dhe kritike që pavarësisht krijimit të Komisionit Parlamentar Ad Hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndonjë teksti dhe në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, i bashkohem thirrjes për përfshirjen e fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin real të opozitës në këtë proces, për të garantuar përfaqësimin e plotë dhe gjithëpërfshirjen në reformën zgjedhore. Realisht mazhoranca ka bllokuar qëllimisht veprimtarinë e këtij komisioni për realizimin e synimeve të saj politike dhe miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore në favor të saj”- u shpreh Meta.

Ndër të tjera, Meta nënvizoi edhe domosdoshmërinë e shmangies së ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë si dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme për ligjet e Reformës në Drejtësi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?