Projektligji i ri njeh surrogacinë, teologu: Surrogacia mund të quhet dhe prostitucion! Mjeku: Krahasim i tepruar

22 Prill, 14:52| Përditesimi: 22 Prill, 15:44

  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin ‘Për shëndetin seksual dhe riprodhues’,  i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate.

Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, Astrit Bimbashi shef i Obstrikës në spitalin ‘Koço Gliozheni’ thotë se edhe ligji i vitit 2002 nuk e ndalonte surrogacinë, por problemi qëndron se në bazë të ligjit nëna që lind fëmijë e ka të sajin, prandaj është bërë në mënyrë gjysmë të fshehur.

‘Fëmija... është ligji i parë për të drejtën e pronës. Është i asaj që e lind dhe atij që e rrit. Aq shumë zbatohet sa në Shqipëri, sa kemi një certifikatë lindje, ku thuhet filan gruaje ka lindur këtë fëmijë, nëna del nga spitali me një fëmijë që është i veti. Surogracia këtë problem ka. Edhe ligji i 2002 nuk e ndalonte, por nuk ka qenë e ndaluar. Është bërë në format tjetër. Fëmija i asaj zonjës surrogate, po të dojë nuk ja jep dhe është i saj dhe është e fituar me ligj. Kjo është arsyeja pse nuk ka qenë, është bërë në mënyrë gjysmë e fshehtë.’- u shpreh mjeku.

Teologu Miron Çako e krahasoi surrogacinë më prostitucionin dhe tha se nënat surrogatë s’duhet të shohin vetes si dhomë hoteli.

‘Fenomeni, është një fenomen jo i vendit tonë, i eksportuar tek ne. Problemi është si do ta shikojmë lindjen e një fëmijë. Lindja nuk është thjesht problem mekanik, por dhuratë e perëndisë në bashkëpunim me prindërit. Bashkim dashurie, ndodh një mrekulli ngjizet një fëmija, prandaj dhe njeriu nuk trajtohet si copë mishi, por është edhe një qënie njerëzore me shpirt dhe duhet trajtohet. Në momenti që mban vezën e pllenuar nuk është thjeshtë një dhomë hoteli. Qelizat e embrionit kalojnë të gruaja. Kemi një simbioze të nënës surrogato me fëmijën.

Gratë surrogate duhet të kuptojnë se nuk janë dhomë hoteli, duan nuk duan kanë lidhje biologjike. Surrogacioni duket edhe si prostitucion, pasi shet trupin tënd. Ne mendojmë vetëm për të rriturit dhe jo për fëmijët. Është industri. Këtu meqë kanë çmime të lira vijnë këtu dhe kërkojnë të kenë fëmijë. Më mirë adaptimi.’- tha Çako.

Por sipas mjekut Bimbashi, krahasimi mes surrogacisë dhe prostitucionit është i tepruar.

‘Krahasimi midis surrogacisë dhe prostitucionit është i tepruar. Krijimi i një bebeje kushdo që e mban është një vlerë pasi del në botë një krijesë e re. Është edhe teprim nga krahu tjetër se përdorim se sduan të prishin trupit.  Ka formate ligjore që janë të ndryshme në rrugë të ndryshme. Për mua është e papranueshme të krahasosh me prostitucioni. Krahasimi i punonjësve të seksit dhe surrogracinë është i papranushëm.’- tha mjeku.

Ndërkohë aktivistja Edlira Çepani, tha se ka rrezik për abuzime, ndërsa nënvizoi se duhet të bëhet nëse është e nevojshme dhe në rast se rrezikohet shëndeti.

‘Ligji të bëhet në mënyrën e duhur dhe të ruhet shëndeti i nënës dhe fëmijës. A jemi gati për këtë lloj mentaliteti të ri apo nuk jemi gati. Në momentin që e fusim në ligj duhet të shoqërohet edhe me nisma informuese, në mënyrë që mos të bëhet vetëm në mënyrë teknike. Ka abuzime dhe këto janë provuar nga ana tjetër ka një problem sa i përket të drejtave të fëmijëve. Mund të jenë edhe braktisur edhe nga prindërit që e kanë kërkuar dhe nga ajo që e ka lindur.

Janë marrëdhënie njerëzore që nuk mund të rregullohen vetëm me ligj. Për mendimin tim të ndodhë vetëm kur është e nevojshme dhe raste të rrezikut të shëndetit. S’do e pranoja dot për të mbajtur linjat, për mendimin tim është një teprim jo natyral i kësaj situate. Duhet një kontroll i kujdesshëm.’- tha Çepani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/04/2024 02:04

    Cfare prisni tjeter nga teologe e te ngjashem?! Surrogacia eshte nje nga arsyet qe mund t'a nxjerre Zotin dhe punetoret e Zotit,si kete Cakon,/ne asistence/! Kush di /Simbolin e beses/ thene nga te krishteret,ne nje fragment te saj thuhet pak a shume:/Besoj ne nje Zot,krijues te te dukurave e te padukurave/.Po te krijohet femija me surrogato,apo ne epruvete,nga njeriu dhe jo natyrshem nga Zoti,atehere /Cakot/ me shoke mbeten pa pune,prandaj e anatemon si /prostitucion/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?