Projektligji 'Për Rininë'/ Shahini: Garanton pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në proceset vendimarrëse

5 Korrik 2019, 19:36| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 20:05

  • Share

Ministrja Besa Shahini, mori pjesë sot në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të diskutuar në lidhje me projektligjin “Për Rininë”,  që ka për qëllim të mundësojë gjithashtu në mënyrë efektive një marrëdhënie më të mirë mes organizatave rinore dhe institucioneve shtetërore.

Ministra u shpreh se projektligji garanton pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje dhe I mbron ata nga diskriminimi.

“Keto dy organizata do të mundësojnë që në nivel më të madhë të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje. Ata i dinë shumë më mirë se gjithë të tjerët se cilat janë nevojat, kërkesat e tyre dhe për cdo nismë ligjore për cdo aktivitet tjetër që do të merret nga qeveria si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel vendor, këto këshilla do të konsultohen në mënyrë që të marrim dhe mendimet e të rinjve dhe ato të përfshihen në të gjitha këto nisma ligjore apo politika të tjera”-u shpreh Ministrja

Ndër të tjera Shahini tha se ky ligj percakton gjithashtu se cilat janë organizatat rinore dhe organizatat për të rinjtë, si dhe i hap rrugë promovimit të vullnetarizimit të të rinjve për t’u angazhuar në organizata rinore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?