Projektligji për legalizimin e kanabisit, Meta: I hap rrugë narko-trafikut, Rama të tërhiqet sa më parë! Aksioni në kamin e MEK? Veprim politik i qeverisë

22 Qershor 2023, 16:12| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:31

  • Share

Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha paralajmëroi protesta të vazhdueshme ndaj qeverisë. Në një deklaratë kundër projektligjit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, Meta tha se do të jetë në mbështetje të këtyre protestave por shtoi se duhet të ketë reagim edhe nga shoqëria.

Duke kundërshtuar projektligjin e qeverisë për kanabisin, Meta tha se një nismë e tillë është marrë në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Europian dhe se në këtë mënyrë vihet në rrezik procesi i negociatave. Ai akuzoi Ramën se me një projektligj të tillë i hap rrugë narko trafikut në vend dhe shkatërrimit social dhe ekonomik të familjeve.

"Ky projektligj, miratohet në një moment kur situata lidhur me trafikun e drogës është më e rëndë se kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Kjo, provohet në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit por dhe ato të Bashkimit Europian.  Situata është kaq e rëndë dhe ku qeveria e policia janë të kapur kokë e këmbë nga trafikantët saqë ka detyruar DEA-n amerikane të hapë një linjë komunikimi të drejtëpërdrejtë me qytetarët për denoncimin e trafikut të drogës, për shkak të dështimit total të shtetit në luftën kundër saj. 

Akoma më e rëndë bëhet situata kur përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë konfirmojnë zyrtarisht që qeveria nuk pa pasur asnjë komunikim me ta për një ligj të tillë, kaq problematik, ndërkohë që Shqipëria ka hapur formalisht negocitat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.  Projektligji, është legalizimi de fakto i trafikut të drogës në Shqipëri sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar"- tha Meta. 

Më tej ai tha se një projekligj i tillë nuk ka asnjë përfitim ekonomik duke përmendur edhe rastin e Maqedonisë së Veriut ku një nismë e tillë kishte dështuar. 

"Alibia e përfitimit ekonomik bie pasi përfitimet janë thuajse zero gjë që u provua edhe në Maqedoninë e Veriut ku kjo nismë degradoi.  Legalizimi i kanabisit nga Rama ka pasoja shkatërrimtare veçanërisht për të rinjtë sepse ky ligj do të shumëfishojë përdorimin e drogave në tërësi"-shtoi ai. 

I pyetur për ndërhyrjen e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, Meta tha se ishte i tëri një veprim politik i qeverisë që sipas tij nuk ka qenë aspak transparente lidhur me një aksion të tillë. Ai tha se ndërhyrja e policisë është bërë në bazë të pretendimeve të regjimit iranian mbi veprimtarinë e muxhahedinëve të MEK. 

“Aksioni i fundit policiesk dhe politik ndaj kampit Ashraf, mund të themi me bindje të qartë se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian për veprimtarinë e supozuar të tyre kundër këtij regjimi. Ashtu sikurse ju e dini se qeveria jonë dhe jo vetëm ka konstatuar se regjimi iranian ka hakeruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe gjithë institucioneve. Këto grupe të regjimit iranian Sjellje tërësisht jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare, kemi të bëjmë me një veprim politik”- u shpreh Ilir Meta.

Të njëjtën linjë për ndërhyrjen e policisë në kampin e MEK ka mbajtur më herët edhe aleati i tij, Sali Berisha i cili tha se bëhet fjalë për një ndërhyrje të qeverisë që sipas tij përdor politikisht policinë e shtetit. 

Ora 16:29
Opozita në protestë? Meta: Ne do të bëjmë gjithçka, por edhe shoqëria duhet të reagojë

I pyetur për humbjen në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe thirrjet e Berishës për protesta, Meta tha se do i mbështet aksione të tilla por shtoi se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë.

Duke nënkuptuar se vetë qytetarët duhet të organizohen në protesta, Meta u shpreh se ky është një proces reflektimi për të gjithë aktorët.

“Opozita duhet të bëjë gjithçka që duhet, po ashtu edhe shoqëria të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që të jetojë me dinjitet të pacënuar nga askush. Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve.  Opozita ka bërë protesta, padiskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetar të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”- tha Meta.

Ora 16:21
Aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, Meta: Veprim politik, sjellje tërësisht jo transparente e qeverisë shqiptare

 

Për aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se ishte një aksion politik pa transparencë. Sipas tij, aksioni ka ardhur si pasojë e pretendimeve të regjimit të iranit mbi veprimtarinë e muxhahedinëve që ndodhen në kampin e Manzës.

“Aksioni i fundit policiesk dhe politik ndaj kampit Ashraf, mund të themi me bindje të qartë se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian për veprimtarinë e supozuar të tyre kundër këtij regjimi.

Ashtu sikurse ju e dini se qeveria jonë dhe jo vetëm ka konstatuar se regjimi iranian ka hakeruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe gjithë institucioneve. Këto grupe të regjimit iranian Sjellje tërësisht jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare, kemi të bëjmë me një veprim politik”- u shpreh Ilir Meta.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 24/06/2023 16:17

    Akoma nuk qenka arrestuar ky hajdut?!

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 23/06/2023 16:39

    Keshtu mendoj edhe una me gjith shoqaten e kornutove qe aderojm te LSI

    Përgjigju
  • Titi: 22/06/2023 19:46

    Po ik o rob kot

    Përgjigju
  • Ani: 22/06/2023 18:29

    Si gjithmone sali kuptoje qe populli ste do m

    Përgjigju
  • Klea: 22/06/2023 18:07

    O meta o kriminel po pusho se kur merr vesh ti vetem budalliqe thua

    Përgjigju
  • Kevi: 22/06/2023 17:58

    Ty te ka ardhur fundi me kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?