Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit

22 Prill, 17:03| Përditesimi: 22 Prill, 18:07

  • Share

Punimet për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të zgjasin plot 6 vite. Faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030. Ky është afati i caktuar në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98 750 000 eurosh për këtë projekt.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend thuhet se rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore, do të bëhet në parametrat e BE, ndërsa kredia duhet të shlyhet brenda 17 viteve. Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.

“Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks udhëtarësh prej 2 300 000 udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonësh/vit”, thuhet në relacion.

Kjo linjë përveç se lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të ketë shtrirje edhe në Portin e Durrësit. Plani i BE është që kjo hekurudhë të zgjatet edhe më tej, duke përfshirë, Beogradin, Zagrebin, Lubjanën dhe Budapestin. Sipas relacionit përmes këtij projekti do të rritet siguria për udhëtarët, rritet shpejtësia e trenave, do jetë një hekurudhë lidhëse me vendet fqinje e më tej duke rritur ekonominë si dhe promovon transportin e gjelbër.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Dokumenti/ Pr/ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH për rehabilitimin e linjws hekurudhore Vorë-Hani i Hotit

Relacion për projektligjin, 'Rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit'

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timo: 23/04/2024 08:30

    Te mbaroje kjo Tirane Durres njehere qe eshte sa 1/3 e kesaj. Nese Tirane Durres po shkon 10 vjet, kjo do marre 30 vjet. Prandaj mos e vini tiganin ne zjarr para kohe!

    Përgjigju
  • Iris: 23/04/2024 02:30

    Mire qe u kujtuat,por 6 vjet per nje reabilitim e modernizim te nje hekurudhe ekzistuese.eshte pak si shume!! Xhaxhi me pune aksionistesh,me mjete mesjetare,kazma,lopata,qysqi e vare'dhe i perfundonte me shpejt se sa keta!

    Përgjigju
  • Artur: 22/04/2024 23:18

    Une di qe i kishim hekurullat, e me pak investim mund te ribeheshin.Ah harrova jemi Shqiptare prishim edhe stacionin e trenit ne Tirane ne ,per te bere bulevard.Tani besoj qe treni nga Tirana per Durres do niset nga Durresi per ne Durres!!!Mjere ne por vete e kerkuam Demokracine e çekun e bardhe besoj qe e mbani mend!!!

    Përgjigju
  • maksi: 22/04/2024 19:34

    duhet mbaruar me shpejt se 2030...dhe te behet dhe linja durres-pogradec-korce,,,dhe linja,,durres-fier,-vlore-sarande,...

    Përgjigju
    • Mira: 23/04/2024 08:18

      NORMAL qe do ta lidhin gjithe shqiperine. 7 vjet jane shume per kete hekurudhe, sepse eshte vetem rehabilitim

  • Hajgare bre: 22/04/2024 19:22

    Deri ne 2030 ska me mbet kam shqiptari ne shqiperi , por vetem pensionista

    Përgjigju
    • Tuku: 22/04/2024 23:45

      Aq ma mire. Le te gezohen pensionistat.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?