Projektligji/ Emigrantët të deklarojnë adresën për çdo banesë në pronësi brenda 6 muajve, nëse refuzojnë s'marrin shërbime të gjendjes civile

16 Nëntor 2023, 15:47| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 02:10

  • Share

Në projektligjin e hartuar nga ministria e Brendshme që është hedhur për konsultim publik parashikohet që emigrantët me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi apo të pajisur me shtetësi të huaj që nuk deklarojnë adresën e banimit nuk do të përfitojnë shërbim nga gjendja civile.

Afati për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, duke përcaktuar vendbanimin e tij është deri 6 muaj pas hyrjeve në fuqi të ndryshimeve ligjore. Ndryshimet janë parashikuar në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”” i publikuar te konsultimet publike.

"Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij. 2. Shërbimi i gjendjes civile ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm", thuhet në nenin 4, të projektligjit ku parashikohet ndryshimi i dispozitës për nenin 14 të ligjit “Deklarimi i vendbanimit”.

Sipas këtij formulimi përcaktohet detyrimi i shtetasve për deklarimin e të gjitha adresave të banesave në pronësi të tyre, për të cilat duhet të përcaktojë vendbanimin e tij. 

Sipas pikës 2 të dispozitës së propozuar përcaktohet se shërbimi i gjendjes civile do të ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm, duke parashikuar si kusht detyrimin për të deklaruar adresën e çdo banese në pronësi të tyre sipas ligjit për adresat.

Regjistrimi fillestar i vendbanimit sipas nenit 5 të projektligjit do të bëhet në zyrën e gjendjes civile të njësisë administrative që ka në juridiksion territorial banesën e deklaruar si vendbanim, duke përcaktuar njëkohësisht se shtetasi nuk mund të deklarojë më shumë se një vendbanim.

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin)

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipe: 19/11/2023 08:20

    Shushunjat e Shqipërisë pasi e degdisën në 33 vjet 3/4 e popullatës jashtë dhe nuk kanë lëne asgjë aty brenda pa vjedhur. E kanë kuptuar që Shqiptarët nuk dërgojnë më lek pa mas dhe u versulen atje ku jetojnë me fushata elektorale,me filma etj etj.përse e shtynë rregjistrimin e popullatës me 3 javë se nuk ju besojnë numrave nuk ka ngelur kush me numëruar dhe po i numërojnë nga dy her do jete interesante të shikojmë kur të dalin statistikat.përse duhet ti japim të dhënat që pastaj të dalin në faqet ruse e Iraniane apo ju duhet spiunve të partisë për shantazhimin e votës në 2025 në djallë vavfshi me gjithë adresa se kur q,ka mu ba skeni atyre me nënshtetësi të huaja.

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2023 01:44

    UP YOU ! Ju nuk me jepni te drejten e votes si emigrant dhe nga ana tjeter me kercenoni se po nuk dhashe adresen,nuk me jepni sherbime?! Ne fakt ju dhe ne i kemi lare duart me njeri-tjetrin.Sa kohe ju nuk na respektoni te drejtat tona,as ne nuk do te cajme koke per kerkesat tuaja.Paraardhesve tane qe kane punuar ne Shqiperi dhe mund te mos u jepni sherbime,por gjenerates sone qe nuk kemi punuar asnje dite aty,qe kemi marre shtetesi te huaja dhe gjeneratat pas nesh qe kane lindur jashte,nuk i fusni dot ne rrjete.Doni adresa-na jepni te drejten e votes!

    Përgjigju
  • Anglezja: 17/11/2023 01:24

    Se mos te kane sherbyer deri tani!!! Ka dy vjet qe sorrollatem per te rregjistruar femijen! Nuk pranohet me dy mbiemra dhe kur ju kerkon se ne cfare ligji apo vendimi e bazojme nuk dine te pergjigjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?