Projekti pilot për 4 ditë punë në javë jep rezultat në Portugali

10 Gusht 2023, 19:55| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 20:13

  • Share

Sekretari i Shtetit për Punën, Miguel Fontes, ka bërë një vlerësim pozitiv të projektit pilot të javës 4 ditore të punës, e cila filloi më 5 qershor, u shpreh se punëtorët dhe organizatat janë të kënaqur.

Bilanci përfundimtar i përvojës që mbulon 39 kompani dhe rreth 1000 punëtorë do të bëhet në fund të gjashtë muajve të projektit, por gjatë një vizite në një kompani në Cantanhede, ai tha se kishte “sinjale pozitive” nga pjesëmarrësit.

Instituti i punësimit dhe trajnimit professional ka marrë përsipër të gjitha kostot dhe shpenzimet që lidhen me zhvillimin e programit pilot të cilat arrijnë 350 mijë euro.

“Informacioni që na vjen është shumë pozitiv, në të cilin personat që po punojnë katër ditë në javë janë veçanërisht të kënaqur me këtë mundësi, ata mendojnë se cilësia e punës dhe e jetës së tyre është përmirësuar Përvoja në këto kompani mund të tregojë se me javën katërditore të punës ulen mungesat në punë, rritet niveli i atraktivitetit të këtyre kompanive duke u bërë kështu më konkurruese”, tha ministri.

Ai gjithashtu shtoi: “Nga këndvështrimi i organizatave, ajo që na dëshmojnë është se kjo i ka detyruar të ridizajnojnë proceset e punës, të riorganizojnë metodologjitë e punës, por që tani për tani nuk mendojnë se ka ndonjë rezultat më pak pozitiv për shkak se i janë bashkuar projektit të javës katërditore”.

Sipas raportit të gazetës zyrtare së qeverisë, projekti synon të vlerësojë zbatimin e javës katërditore me uljen përkatëse të numrit të orëve të punës pa ulur pagën.

Parashikohet që subjektet që regjistrohen në programin pilot do të vlerësohen para, gjatë dhe pas programit, nëpërmjet treguesve që lidhen me kompaninë, si produktiviteti dhe kostot e ndërmjetme, si dhe me punëtorët, përfshirë shëndetin dhe mirëqenien.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?