VIDEO/Projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht, nis prishja e subjekteve

19 Dhjetor 2023, 11:00| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 13:42

  • Share

Në Pogradec kanë nisur prishjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht. Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe policia e shtetit. Nuk ka pasur rezistencë nga pronarët pasi ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare.

Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?