Projekti,në 2-5 qershor reklamohen
22 produktet bio,mbështeten fermerët

18 Prill 2016, 14:47| Përditesimi:

  • Share
Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që nga data 2-5 qershor në reklamojnë produktet e tyre në eventin ‘Fermerët vijnë të parët” që organizohet nga Terra Madre Balkans.
 
Në Shqipëri do të vijnë 350 fermerë nga i gjithë Ballkani, ndërsa Shqipëria do të prezantohet me 22 produktet të ndryshme, ku ndërto do të jetë Glikoja e Përmetit dhe Mishavina, një djath i cili prodhohet në Kelmendin e Epërm në Alpet Shqiptare.
 
Irene Margariti thotë se panairi do të jetë një mundësi e mirë për fermerët shqiptarë që prodhojnë prodouktet Bio.

Ndërsa Michele Rumiz, kordinator i Terra Madre Balkans tha se projekti ka për synim që të rrit dinjitetin e fermerit dhe dinjitetin e bariut shqiptarë.
 
Nga ana e tij Ardit Collaku, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit theksoi se kjo iniciativë do të mbështetet për të ndihmuar fermerët në zonat rurale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?