Projekti i ri, Veliaj: Kthejmë
Bibliotekat në Qendra Rinore

24 Prill 2016, 12:26| Përditesimi:

  • Share
Bibliotekat duhet të jenë jo vetëm vende ku lexohet, por edhe të shërbejnë si qendra komunitare, ku të rinjtë flasin e diskutojnë për librin dhe talentet e tyre.

Ky është sugjerimi që bëri kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë inaugurimit të bibliotekës në njësinë bashkiake nr 6 në Kombinat, me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Librit”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri thirrje që qytetarët të riciklojnë librat e tyre, në mënyrë që kjo pasuri, siç është libri, të ndahet edhe me të tjerët.

Bashkia e Tiranës do të nisë një projekt, i cili synon që rikonstruktimin e bibliotekave të lagjeve, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore apo edhe sportive.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?