Projekti i hekurudhës Kosovë- Shqipëri, Benet Beci pret ministrin kosovar Liburn Aliu

20 Janar, 13:25| Përditesimi: 20 Janar, 13:44

  • Share

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu, së bashku me deputeten Mimoza Kusari janë pritur nga Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci. Në qendër të këtij takimi ka qenë linja hekurudhore Shqipëri – Kosovë,  ku tashmë siç dihet ky investim madhor do të kalojë nga Shkodra.

Kryetari i bashkisë Shkodër, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e linjës hekurudhore dhe kthimin e Shkodrës në një qendër të rëndësishme rajonale si një portë e rëndësishme për vendin që kthehet nëpërmjet kësaj linje hekurudhore.

Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qenë një qendër dikur që po rijetëzohet dhe merr formën e saj sërish.

E pranishme  në këtë takim ka qenë edhe Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali e cila gjatë diskutimeve e ka cilësuar këtë nyje të re lidhëses mes dy vendeve që kalon në Shkodër një prioritet të qeverise shqiptare.

Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Beci, të gjithë së bashku inspektuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhëse e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duke e kthyer Shkodrën në një pol të rëndësishëm rajonal në të gjithë Ballkanin për rëndësinë që do të marrë kjo linjë hekurudhore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?