Politikë

Projekt-buxheti i 2022, Ibrahimaj: Të përndjekurit politikë janë kompensuar! Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie mbrojtje

3 Nëntor 2021, 11:24| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 11:29

  • Share

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me projekt-ligji për buxhetin e vitit 2022, ku po parashtron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Deputeti Fatmir Mediu pyeti ministren Ibrahimaj në lidhje me kompensimin e të përndjekurve politikë si dhe rritjen e fondeve për mbrotjen. Ministrja Ibrahimaj tha se të përndjekurit politikë janë kompensuar dhe tani po kompensohen familjarët. Më tej ministrja tha se do të ketë fonde shtese për ngritjen e një akademie të mbrojtjes.

Mediu: Ka pasur gjithmonë fond 3mld për pronarët. Sa është disbursuar dhe sa pritet të disbursohet. Për sa kohë mund të mbyllet ky disbursim i pronarëve? Sa do të kompensohen pronarët që kanë fituar këtë të drejtë nga gjykata e Strasburgut?  Edhe për të përndjekurit politikë e njëjta pyetje.  Jam në mbështetje të ngritjes së buxhetit të mbrojtjes.  Pensionet e ushtarakëve të përfshihen në buxhetin e mbrojtjes, por këto janë pjesë e politikave sociale, po ashtu spitali ushtarak dhe mbrojtja civile. Sa përqind zënë këto ?  Përfshirja e spitalit ushtarak më bën përshtypje.  S'ka më spital ushtarak. Me sa di i ka kaluar ushtaraku i ka kaluar ministrisë së Shëndetësisë. I shërben më shumë civilëve sesa ushtarakëve. 

Ibrahimaj: Ka një shtesë në këtë fondit për pronarët. Vendimet e Starsburg, min i financave i publikon dhe i merr parasysh edhe në drejtim të risqeve. Për të përndjekurit politikë, janë kompensuar dhe pjesa e mbetur është për familjet e të përndjekurve politikë. Buxheti ka qenë i ngjeshur nga tërmeti dhe pandemia dhe është dashur të bëhen ndryshime në mbrojtje të buxhetit. Për mbrojtjen: 1.75% të gdp në 2022 rritje. Spitali ushtarak ka qenë gjithmonë e buxhetit të mbrojtjes, emergjencat gjithashtu. Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie në mbrojtje. Pritet të përmirësohet ndjeshëm. Për ujësjellësit në mënyrë që përdorimi i fondit të shtetit të jetë sa më efiçent.  


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare


M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?