Rishikimi i buxhetit 2023/ Xhixho: S’ka ndihmë për çmimet! Ulet buxheti për arsimin, shkojnë për zyrat e luksit

1 Nëntor 2023, 11:50| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 12:44

  • Share

Rishikimi i buxhetit të shtetit për vitin 2023 për Partinë e Lirisë, nuk solli asnjë të mirë për qytetarët pasi fondet janë hequr nga pensionet e arsimi dhe do përdoren për zyra luksi. Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho tha se në këtë akt normativ nuk ka asnjë mbështetje për familjet për çmimet e larta.

‘Me aktin e ri normativ, qeveria ka vendosur të injorojë mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve. Akti normativ i qeverisë Rama nuk parashikon rritje të pagave, por parashikon ulje të fondit të pensioneve, pasi prioritet për qeverinë mbetet rritja e fondeve operative për shpenzime luksi si dhe shpenzimet kapitale. Ndërsa nuk ngurron të shkurtojë investimet në strehim, arsim dhe shëndetësi, qeveria ndan mënjanë 2 milionë euro për investimet në godinat e veta. Fondet për investimet në arsim janë shkurtuar me 8.5 milionë euro. Qeveria e ka parë të udhës t’ua heqë fëmijëve tanë këto fonde, për t’i kaluar në luksin e zyrave të veta.’- tha Xhixho.

Më 18 tetor, ministri i Ekonomisë, Ervin Mete njoftoi, se qeveria ka rishikuar buxhetin e këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.

Ndryshimet projektojnë të ardhurat me 7.5 miliardë lekë, ndërkohë që bëhet një rishpërndarje e 46 miliardë lekëve, duke rritur fondet për rindërtimin me 12 mld lekë, si dhe shtohen shpenzimet për rimbursimin e naftës së fermerëve dhe projektet infrastrukturore.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 01/11/2023 14:40

    Do ta morim partizone ket gocen????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?