Projektbuxheti 2024, Rithemelimi: Paratë për oligarkët, nuk ka fonde shtesë për familjet në nevojë

16 Nëntor 2023, 14:26| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 15:59

  • Share

Rithemelimi thotë se pr.buxheti 2024, nuk ka në fokus mirëqenien e qytetarëve, rritjen e pensioneve apo të ndihmës ekonomike.

Deputetja Sorina Koti, tha se paratë e buxhetit shkojnë për oligarkët, ndërsa kritikoi mazhorancën për mbajtjen e mbledhjeve online.

“Per here te pare ne historine e Parlamentit Shqiptar, zhvillohen mbledhjet online, edhe pse jemi ne kushte normale jetese. Asnje oponence, asnje degjese me grupe interesi, asnje tryeze me aktore fiskale dhe eksperte. Paketa Fiskale dhe Projekt-Buxheti i vitit 2024, eshte fytyra e vertete e Qeverise,  abuzim, vjedhje, shpenzime fasade dhe asgje te prekshme per qytetaret dhe bizneset. Fermeret ne proteste; studentet ne proteste; profesionet e lira ne proteste, minatoret ne proteste, pensionistet ne proteste. Te gjithe ne proteste, sepse nga viti ne vit kjo Qeveri nuk u ofron asnje permiresim financiar dhe jetese me dinjitet. Asnje politike fiskale lehtesuese per bizneset si dhe rritje te akcizave. Sikur te mos mjaftonin demet e shkaktuara ndaj biznesit, kjo Qeveri do tatoje si biznes te madh edhe profesionet e lira me tatimin progresiv nga 15-23%. Familjet ne nevoje, perseri asnje lek me shume.  ky buxhet nuk permbush nevojat e qytetareve per shendetesi cilesore; per arsim; per rend e siguri; per infrastrukture; per energji; per ngrohje; per uje; per prodhim e tregtim te produkteve bujqesore. Para ka, por duhet shperndarje e fondeve atje ku jane prioritetet; ku eshte nevoja me jetike e shqiptareve; atje ku shqiptaret ua kane kerkuar.  Ne jemi shprehur kunder Paketes Fiskale dhe Buxhetit 2024. Shqiptaret kerkojne rritje te mireqenies, dhe jo te vjedhjeve tuaja”, tha Koti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?