Edi Rama

Projektbuxheti 2024, Rama tur takimesh në të gjithë vendin 

1 Nëntor 2023, 14:17| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 14:19

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në ditët në vijim pritet që të nisë një tur në të gjitha qarqet e vendit. Report Tv mëson se qëllimi i këtij turi do të jetë prezantimi i projektbuxhetit 2024.

Turin e takimeve Rama do ta nisë nga qyteti i Fierit që prej kësaj jave, ditën e enjte ose të premten.

Rama shtyu Kongresin e parashikuar për më 6 nëntor për në fillim të dhjetorit pasi kërkoi vëmendje maksimale nga të gjithë për buxhetin 2024.

Projektbuxheti i vitit 2024 është parashikuar 7 miliardë euro. Fokusi për vitin që vjen do të jetë tek pagat e administratës, indeksimi i pensioneve, avancimi i rindërtimit dhe ulja e borxhit publik nën 60%.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 01/11/2023 16:57

    do nwje tur hajduti,,,ti shpjegoje popullit sesi do vjedhi me lezet,,pa u kuptuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?