Projektbuxheti 2023/ 10,4 mld lekë për Universitetet! Debate te ‘Edukimi’: Buxheti s’përfshin rritjen e pagave 7%! Rektorët: Rritja 8% nga financat tona, e vështirë

28 Tetor 2022, 20:57| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 21:16

  • Share

Rreth 1 miliard lekë më shumë se vitin e kaluar, pritet të jetë buxheti për universitetet publike në vend, pa përfshirë këtu rritjen prej 7% për pagat e pedagogëve.

‘Është rritje në sensin pozitiv të fjalës, sepse më shumë jemi mësuar me ulje sesa me rritje, por për ne konsiderohet e pamjaftueshme.’- tha rektori Artan Hoxha.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, por dhe rektorët e universiteteve të tjera në komisionin e edukimit u shprehën të pakënaqur me buxhetin e arsimit të lartë duke përmendur punët e parealizuara nga mosalokimi i fondeve.

‘Ka shumë vite që flitet për kampusin e Tiranës, sot është pa një kampus universitar. E projektojmë një herë, dy apo tre here, por nuk ka buxhet të parashikuar për fillimin e punës.’-tha rektori i UT, Artan Hoxha.

‘Unë kam kampus, por e bukura është se atë kampus nuk e përdorin vetëm studentët e rinj , atë kampus e përdor gjithë lagjia , por koston për pastrim, kostot për rrugët e brendshme, për plehrat, ujërat e zeza i paguaj unë vetë me të ardhurat e studentëve.’ - tha rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.

‘Ne kemi dy godina jashtë funksionit nga tërmeti. Kjo humbja e kohës u kushton studentëve që ndonjëherë duhet të ulen dhe në shkallë se s’kanë vend tamam për t’u ulur në banka.’- u shpreh Arben Gjata, rektor në Universitetin e Mjekësisë.

Diskutime pati edhe për rriten me 8% e pagës së stafit akademik nga financat e vetë universiteteve, gjë që sipas rektorëve është e vështirë të realizohet.

‘VKM e fundit na obligon për shtimin 8% të pagesë që është normalisht nga të ardhurat. Unë jam ajo kategori rektori që them që edhe unë dua t’ua shtoj pagën mbi 30% . Në qoftë se do bëhet kjo ndarja 8% për të gjithë, unë kam programe që I km pa student, ose me 5 student, ose me 10 student , i bie të marrin 0 nga kontributi i këtyre.’- tha Sallaku, rektor i UBT.

Në total, është parashikuar që për universitetet të jenë në dispozicion 10.4 miliard lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gilda: 29/10/2022 11:58

    A e mbajtet gojen mbyllur kur u ngriten pedagoget? Turp t'ju vije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?