Nga COVID-i rënia ekonomike 6.1%! Denaj: Në vitin 2021, 6 mld lekë për pandeminë (VIDEO)

21 Tetor 2020, 09:25| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 17:38

  • Share

TIRANË- Ministria e Financave rishikon pritshmëritë e saj lidhur me rënien ekonomike të këtij viti, si pasojë e pandemisë COVID-19. Ministrja Anila Denaj ka deklaruar në konferencën e kryetarëve se tkurrja do të jetë 6.1% dhe jo 5%.

“Pritshmëria jonë mbi rritjen ekonomike në fund të vitit 2020 është parashikuar në nivelin -6.1%. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 rezultoi një rënie ekonomike në nivelin e minus 6.57%”, tha Denaj. Por edhe me këtë rishikim përsëri qeveria shqiptare eshte me optimistë se institucionet ndërkombëtare, pasi Banka Botërore pret rënie me 8.4%, BERZH -9%, dhe FMN recesion 7.5%. Financimi i nevojave të shkaktuara nga pandemia, do të marrë 60 milionë dollar në vitin që vjen.

“Për vitin 2021, kostoja totale e prioriteteve për përballimin e pandemisë COVID-19 do të financohet nga buxheti është rreth 6 miliardë lekë, ku përfshihet dhe kosto e parashikuar për vaksinën Anti-COVID dhe do të garantojë një menaxhim sa më të mirë dhe efikas të pandemisë COVID 19”, pohoi ministrja.

Në konferencë Denaj ka prezantuar për herë të parë edhe projektbuxhetin e vitit 2021, që synon rritje ekonomike 5.5% si dhe investime të shtuara.

“Të ardhurat buxhetore për vitin 2021, parashikohen të arrijnë 479 miliard lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 437 miliard lekë. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2020, të ardhurat gjithsej të buxheti të shtetit rriten 10.6 %, ndërkohë që të ardhurat tatimore nga tatimet dhe doganat rriten 12.2 %. Shpenzimet Buxhetore për vitin 2021 të programuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB”, tha Denaj.

Projektbuxheti i sapo miratuar do të ketë prioritet arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?