Programi për rritjen e futbollistëve të rinj, UEFA cakton mbledhjen e rëndësishme në Tiranë

5 Shkurt 2020, 15:23| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 15:27

  • Share

Komitetit i UEFA-s ka zgjedhur të organizojë takimin e radhës për ‘Hatrick’ në Tiranë më datë 1 tetor. Takimi do të mbahet në zyrat e reja të federatës që po ndërtohen aktualisht tek ish-kompleksi Dinamo.   

Propozimi për ta organizuar këtë takim të rëndësishëm në Tiranë, ka qenë i kryetarit Karl-Erik Nilson, i cili gjithashtu ka gjetur edhe mbështetjen e presidentit Duka, që nga ana tjetër mban postin e zëvendës-kryetait. ‘Hatrick’ është një program fondesh që jepen për federatat për rritjen e futbollistëve të rinj, që përfshin edhe fondin e solidaritetit. 

Ja letra e plotë:

I dashur z. Duka,
Uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë.

Paraprakisht më lejoni të shpreh në emër të Komitetit HatTrick të UEFA-s dhe timen personale mirënjohjen për dakordësinë nga ana juaj për të mikëpritur takimin e ardhshëm të Komitetit, Tetorin e këtij viti në Tiranë, në selinë tuaj të re, Shtëpinë e Futbollit.

Takime të këtij niveli ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar sfidat dhe arritjet e Federatave tona përmes mbështetjes së këtij programi të rëndësishëm të UEFA-s në fushën e investimeve dhe incentivimit.

Me shumë dëshirë pres të takohemi në Tiranë, të vizitoj selinë tuaj të re dhe të njihem nga afër me zhvillimet e futbollit shqiptar.

Sinqerisht Juaji,

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?