Lulzim Basha dhe Edi Rama

‘Programi ngjan me karakterin e Bashës', PD-Ramës: Ke frikë nga kryedemokrati se të nxorri si hajdut dhe bashkëpunëtor kriminelësh

2 Shkurt 2021, 13:15| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:25

  • Share

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili tha  se programi i PD është shkatërrimtar dhe falimentues për shtetin, si dhe sipas tij i ngjaan karakterit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i përgjigjet duke thënë se Rama ka frikë nga Lulzim Basha.

“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton”, tha ai.

Lidhur me programin e PD, Rama më tej tha është i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Basha ka prezantuar deri tani  programin ekonomik dhe atë për shëndetësinë me të cilën demokratët pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit. Hapja e vendeve të reja të punës ka qenë pjesë e programit ekonomik, ku Basha ka nisur edhe takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisës për prezantimin e pikave të tij, ndërsa një ditë më parë prezantoi programin për shëndetësinë ku premtoi rritje rrogash për bluzat e bardha dhe hapjen e një fakulteti të ri për mjekësinë, por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Komento

Komente

  • Sifi: 02/02/2021 15:50

    Palok ,ta dish mire se Rama ty dhe Lulin qe ti bon servilizem ju ka si peshqir.Do kandidoj ne Durres, dhe do shikosh se sa vota do marri ai dhe se ty nuk te fut njeri ne llogari ne Durres.Me mire te ishte Bylykbashi i deleguar i qarkut si durrsak,se sa ti qe kane neveri njerzit kur te shohin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?