Programi i trajneres Tracy
Anderson shkakton “Anoreksi”

11 Janar 2014, 11:41| Përditesimi:

  • Share
Madonna, Gwyneth Paltrow dhe Victoria Beckham janë pjesë e një regjimi dietik të krijuar nga trajnerja personale Tracy Anderson .Është provuar se dietat e saj janë ekstreme për shëndetitin. Sipas një artikulli në “Mail online” ekspertët po paralajmërojnë se programi i saj, i cili zgjat deri në 90 ditë, është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë ndikueshëm tek të rinjtë çrregullime tek të ngrënët. Kaloritë e zakonshme ditore të rekomandueshme janë 2.000 për gratë dhe 2500 për burrat.

Sipas Planit Dinamik Ushqimor të Znj Anderson nuk duhet të merren më pak se 500 kalori në ditë. Ekspertët theksuan se këto “lëndë ushqyese ‘që duhet të hahen gjatë javës- siç janë frutat e qerruara ,perimet dhe lëngjet- shkaktojnë shqetësime. Madje edhe gjatë periudhës kur menuja është e larmishme, ushqimi ditor mendohet të përmbaj rreth 1,000 kalori. Yndyrnat esenciale – të tilla si salmoni , duhet të hahen vetëm me raste ndërsa karbohidratet pothuajse rrallë herë.

Programi gjithashtu, rekomandon një regjim intensiv të ushtrimeve fizike,një orë në ditë, gjashtë herë në javë, pavarësisht nga niveli i ulët i ushqimit. Znj. Anderson, 38 vjeç, u bë e njohur, si trajnerja personale e yllit të pop-it Madonna, dhe së shpejti edhe e aktores Gwyneth Paltrow. Ndjekës të tjerë të famshëm të programit të saj përfshinë edhe këngëtaren Cheryl Cole dhe Nicole Richie, e cila prej shumë kohësh ka vuajtur nga anoreksia.

Dje “Shoqata Dietike Britanike” shprehu shqetësimin e saj lidhur me regjimin e Znj. Anderson. Sipas Dr Frankie Phillips ,yndyrnat esenciale,karbohidratet dhe sasia e frutave dhe perimeve që përmban kjo dietë është shumë e ulët,e cila mund të shkaktoj një çrregullim në organizëm.

(Marrë nga ATSH)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?