Lulzim Basha

Programi i PD-së për energjinë, Balluku: Luli premton kthimin e hajdutërisë, sistemi i vjetër me fasha, abuzues

25 Shkurt 2021, 19:20| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 19:25

  • Share

Ministrja e Energjitikës ka ironizuar programin e PD-së për energjinë të prezantuar nga Lulzim Basha ditën e djeshme. Përmes një video të postuar në Instagram, ajo vendosi theksin në një nga pikat e këtij programi, atë të uljes së çmimit të energjisë dhe ngritjen e një sistemi me dy fasha.

Balluku thotë se sistemi i vjetër me fasha i zbatuar nga PD në vitet 2008-2013 prodhoi vetëm manipulim dhe vjedhje.

Sipas saj, ky sistem nuk e ul çmimin por vetëm rrit abuzimin ndërsa shton se sot me anë të sistemit aktual është bërë e mundur barazia mes konsumatorëve.

Ditën e djeshme Basha ka prezantuar programin e PD-së për energjinë elektrike ku ka premtuar ulje të çmimit. Ai premtoi liberalizimin e tregut si dhe ngritjen e bursës së energjisë prej tetorit të vitit të kaluar, Shqipëria e ka një bursë elektrike të quajtur ALPEX dhe që synon të garantojë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?