Programi ekonomik i PD, ekspertët: I paqartë dhe pa të dhëna reale! Heqja e akcizës dhe ulja e sigurimeve rrit kostot për buxhetin

29 Janar 2021, 18:01| Përditesimi: 29 Janar 2021, 18:15

  • Share

‘Pa ditur numra nuk bën dot plane’, thotë për Report TV ekspertja e ekonomisë Elona Shehu. Ekspertja e Ekonomisë Elona Shehu thotë se programi për fushatën elektorale i së djathtës është më shumë politik sesa ekonomik. Sipas saj për sa kohë s’kemi të përcaktuar minimumin jetik, premtimet dhe programet mbeten të parealizueshme.

“Janë tepër programe politike sepse përfshijnë të gjitha plagët që ka biznesi, individi dhe buxheti i shtetit, pra tentojnë të jenë realist, por nga ana tjetër harrojnë të masin sesa para shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël, sa para për ndihmën ekonomike. Sado të realizueshme dhe me këmbë në tokë të jenë ato ka vetëm një problem, që është llogaritja e minimumit jetik. Sa është në Shqipëri minimumi jetik mbi bazën e të cilit pastaj të hartohen politika, të ndërtohen skenar nga të gjithë aktorët politik, jo vetëm për fushatë. Do subvencionojë dhe do të japë mbështetje për biznesin e vogël, por sa ke ti biznes të vogël kush është numri real i biznesit të vogël dhe kush është përfitimi që ata do të marrin”, sqaron Shehu.

Ndërsa eksperti Klodian Muço e vlerëson të realizueshëm programin, pasi do shkurtohen shpenzimet që do konsiderohen të panevojshme nga PD. Por ai ngre dy probleme të këtij plani.

“Kam përshtypjen që ka shpenzime të tepërta si mobilimi i zyrave, një reduktim i tyre dhe rritja e bazës së tatueshme do e bënte të realizueshëm këtë plan. Ajo pjesa e sigurimeve shoqërore është pjesa që më step më shumë për shkak se në Shqipëri sot skema e sigurimeve është në disavancë dhe financohet nga buxheti i shtetit, dhe një reduktim i mëtejshëm do të sjellë kosto më të mëdha për skemën. Edhe nëse do të ulet çmimi i naftës, nuk do ndikojë në rritjen e konsumit të saj. Duhet studiuar ku do të gjenden këto para që do të mungojnë, si do të financohet kjo pjesë”, shprehet eksperti i ekonomisë Muço.

E sheshtë apo progresive? Këtu ndahen ekspertët.

“Momentin e parë që ti përjashton fashën e individëve që marrin deri në 35 mijë lekë me tatim zero dhe më pas mbi këtë të ardhur vendos një tatim, kjo është një taksë e moderuar progresive e cila në të vërtet jep një efekt, që është përjashtimi i atyre që kanë të ardhura të vogla nga tatimet dhe në të njëjtën kohë duhet të mendosh për ndërgjegjësim të atyre që janë tatuar me norma të larta që marrin mbi 150 mijë lekë dhe do paguajnë, jemi në të njëjta nivele pothuajse. Flas për tarifën që do i mbahet gjithsecilit nga paga e tij”, thotë Shehu.

Nga ana tjetër Muço mbështet taksën e sheshtë, pasi thotë se do sillte formalizim.

“Një thjeshtësim i sistemit fiskal, një taksë e njëjtë për të gjithë bën të mundur që të kemi një rritje të bazës së tatueshme nga njëra anë dhe formalizim nga ana tjetër”, sqaron Muço.

450 deri në 500 milionë euro janë të mjaftueshme për të mbyllur plagët e ekonomisë të hapura nga qeverisja e PS-së sipas PD. Por sipas ekspertëve plani duhet të jetë më i qartë dhe duhet të detajohet se si do të realizohet rritja ekonomike dhe rritja e të ardhurave me gjithë këto lëshime. Sa i takon bonusit të bebeve, rritjen e pensioneve dhe planit të kredisë së butë, ekspertët kanë vlerësim pozitiv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 29/01/2021 18:44

    Nuk e duam uljen e çmimit të karburantit, as rritjen e pensioneve, as uljen e taksave. DUAM VETË TË MADHËRISHMIN edi rama!

    Përgjigju
  • Zana: 29/01/2021 18:35

    NGA MALOKET PRISNI PROGRAM JU,,JU HENGERT MORTJA....

    Përgjigju
  • JamKushJam: 29/01/2021 18:23

    Taksa e sheshte nuk sjell rritje te raportimeve te bizneseve sepse s'e kan bere me pare dhe e kan natyre te mos raportojne gjithesesi nga mentaliteti qe ekziston!!! Nderkohe me me shume buxhet, fale takses progresive, mund te rritet mundesia e inspektimeve te bizneseve qe s'raportojne dhe te "krijohet" kultura e raportimit te biznesit dhe xhirove/fitimeve!!!!

    Përgjigju
    • fitimi: 29/01/2021 18:46

      Hahahahhahaa, ik tani tr hash sufllaqen e nxorre sot. Sme plas trapi rritjen e raportimeve, me plas trapi ae shteti te mos me.fute vetem mua doren ne xhep.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?