Edi Rama dhe Lulzim Basha

Program i bërë me emergjencë: Basha premton libra shkollorë falas, por Rama e ka realizuar 5 vjet më parë

3 Shkurt 2021, 15:15| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 15:19

  • Share

Laptope falas për të gjithë, kompjutera për të gjithë, bursa për të gjithë, dyfishim rrogash për të gjithë, shkollim në Harvard dhe Oksford me lekët e shtetit, e sa e sa më shumë. Por, midis premtimeve të paimagjinueshme, Basha ka marrë përsipër edhe një detyrë solemne.

"Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. Po kështu, fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketë shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar”, deklaroi kreu i PD!

Por Basha dukshëm është jashtë realitetit dhe nuk jeton me mendje në Shqipëri.

Kjo sepse prej pothuajse 5 vitesh, të gjithë fëmijët e kategorive në nevojë përfitojnë tekste falas për të gjithë vitet shkollore të arsimit parauniversitar.

Përsa i përket fëmijëve të tjerë, programi i nisur me ciklin fillor vit pas viti përfshiu gjithmonë e më shumë klasa, duke arritur në klasat I-VII aktualisht dhe të gjithë në vitin e ardhshëm shkollor.

Me sa duket, Lulzim Basha nuk ka dy vite që përgatitet për programin elektoral të PD, por e ka bere ne kushte te theksuara emergjence dhe me shpejtësi! Ndryshe nuk ka si shpjegohen gafa te tilla!/ Tema

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 03/02/2021 17:29

    Ah I shkreti lul. Ka harruar a Ka ngren ne mengjes a jo. Cfar do qe te bej e ka mese te kot.shqiptaret se degjojn cfar thot. Ka ik per lesh. Sa pun ka ber CUBI smund ti mbaj mendj I shkreti,se per kater vjet vetem gjeti. Po harrova ka vrar 4 vet ne boulevard me duar ne xhepa.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/02/2021 17:08

    Horoskopi thote se mbas 25 Prillit LSI nuk do te ekzistoje , Presidenti shkarkohet dhe therritet nga SPAKU, zgjedhjet i fiton PS dhe qeveri formohet bashke midis PS dhe PD.

    Përgjigju
    • Tirona: 03/02/2021 18:20

      ...... Presidenti nuk do te kete mundesine te beje trazira se ka mbi kokek 6000 trupat e NATO-S. Prandaj te nderuar shtetas Shqiptare me date 25 Prill dilni dhe votoni te qete.....

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?