Profili/ Kush është Klodian Rjepaj, drejtori i kabinetit kur ministër Shëndetësie ishte Petrit Vasili që u bë zv/ministri i LSI-së në zyrën e Ilir Beqajt

17 Gusht 2023, 12:48| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 21:33

  • Share

Ish zv/minisitri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve së bashku dhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.

Burimet bëjnë me dije se Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë eurosh. Lidhur me këtë dosje është marrë në pyetje dy herë Klodian Rjepaj, në cilësinë e ish zv/ ministrit, si dhe janë pyetur nëtarët e koncesionit.

Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë 

Prokuroria e Tiranës deklaroi atëherë se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje që dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.

Po kush është Klodian Rjepaj?
Në 2013, Pas shume vitesh pritjeje në opozitë që prej 2005-ës kur mori drejtimin e PS Edi Rama erdhi në pushtet falë aleancës me LSI dhe partitë e tjera të majta në qeverisjen e vendit. Fitorja e koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 zbriti nga pushteti Sali Berishën I cili më pas do të jepte dhe dorëheqjen. Edi Rama do të ishte kryeministër dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit

Qeveria u vendos të drejtohej në koalicion dhe veç 5 ministrave, LSI mori dhe 7 poste të zv/ministrave. Ndërkohë 9 zv/ministra vinin nga PS dhe 1 nga PBDNJ.

Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj kishte 2 zv/kryeministra, , përkatësisht ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, si edhe koordinatorit te Programit Kombëtar HIV/AIDS, Klodian Rjepaj.

Klodian Rjepaj ka mbajtur dhe postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, në 2009 – 2012 si dhe Kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.

Rjepaj qëndroi në detyrë deri në vitin 2017. 

CV e Klodian Rjepajt

Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin pasuniversitar në fushën e Shëndetit Publik.

Ka marrë titullin master shkencor pranë Fakultetit të Mjekësisë në fushën e Shëndetit Publik si dhe certifikatë master online në Universitetin e Manchesterit (UK). Aktualisht ka mbaruar procesin e doktoraturës në Shëndet Publik.

Në  periudhën 1998 – 1999 ka punuar si mjek i përgjithshëm në 2 nga fshatrat e zonës malore në Vlorë. Në mars të 1999 ka punuar si mjek vullnetar në Kukës dhe Has në pikat kufitare në përgjigje të krizës së Kosovës, mjek i emergjencës mjekësore dhe udhëheqës i skuadrave mjekësore në rrethe të ndryshme të vendit në përgjigje të krizës kosovare. 

Në vitet 1999 – 2001 ka qënë Drejtor Mjekësor për shoqatën humanitare ndërkombëtare “International Medical Corps” (IMC), zyra e Shqipërisë. Në vitet 2002 – 2006 ka qënë Koordinator Kombëtar i Projektit të Shëndetit mendor në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. 

 Dr. Rjepaj ka dhe eksperiencë ndërkombëtare si Drejtor Mjekësor i shoqatës humanitare ndërkombëtare International Medical Corps (IMC) ne Moske, Rusi (2002).

 Ka drejtuar Programin Kombëtar të HIV/AIDS/IST pranë Institutit të Shëndetit Publik si dhe Koordinator i Fondit Global në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri.

Në vitet 2009-2012 ka qënë Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.

Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh mirë gjuhën Franceze dhe Greke.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosto: 18/08/2023 10:27

    Qenka i LSI edhe ky, si Lefteri. Sa mirë fshihen këto që nuk e dinte asnjeri.

    Përgjigju
  • Mond brinja: 18/08/2023 07:20

    Po kur i thash una mos ri me me Leshelin se mori fund s.me degjoj.Tani ri aty sa te te rrjeoin mir ata

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2023 02:44

    Faj kane dhe eproret e tij.Si vete e ve kryetar/anetar komisioni per tender kur ky ka vetem diplome mjekesore?! Duhej dikush qe vec diplomes mjekesore te kishte dhe gradim ne juridik,ekonomi,ose adm.biznes-finance.Eshte ceshtje tjeter pastaj nese i kane pelqyer parate,por fakti qe fitues zgjodhen nje firme ndertimi,pa eksperience ne fushen spitalore,flet shume.

    Përgjigju
  • xXx: 17/08/2023 22:41

    Një person që vetë mbiemri është një program...

    Përgjigju
  • Avokati: 17/08/2023 14:00

    O Frate po ca pate? Hajde se te ben mire burgu vella. Do bashkohesh me sojin tend. Futi dhe nje Toskanelo ne fund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?