Profil/ Sandër Lleshaj në dy vite, gjenerali që u bë ministër, filozofia 'një, një, zero', sukseset dhe sulmet e opozitës

16 Dhjetor 2020, 16:43| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 17:04

  • Share

Sandër Lleshaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme jo si një kandidat që mezi priste atë post. Por si një personazh që kishte kaluar përmes disiplinës së gjeneralit dhe dijes së një akademiku. Megjithatë ky profil ministri shumë shpejt u vu në shënjestër të opozitës, segmenteve të caktuara por edhe të gazetarëve që ishin mësuar me një tjetër tip ministri, jo me Lleshajn profesionalisht i distancuar derisa dha dorëheqjen pas vrasjes së Klodjan Rashës. 

Në dy vite në krye të Ministrisë së Brendshme, gjeneralit që u bë ministër i është dashur të marrë shumë vendime të vështira. Shumë nga ato janë debatuar nga opozita, megjithëse rezultatet ishin pozitive. I emëruar në detyrë në një moment delikat, pas largimit të Fatmir Xhafajt, Sandër Lleshaj u prit me bujë nga opinioni publik.

Fakti që vinte nga ushtria solli jo pak zhurmë, ndërsa në jo pak raste ka pasur akuza se Lleshaj solli në Polici të Shtetit pikërisht këtë frymë.

Në kohën e drejtimit të Lleshajt në Ministrinë e Brendshme janë zhvilluar disa operacione të suksesshme përsa i përket luftës kundër kanabisit dhe asgjësimit në terren.

Përgjatë dy viteve u dyfishuan kontrollet dhe si pasojë edhe asgjësimi i parcelave ka qenë më i lartë. Bashkëpunimi ndërkufitar, sidomos me Italinë fqinje në dy vitet e fundit ka ndihmuar jo pak për kapjen e trafikimit të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Kohën kur Sandër Lleshaj ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, janë realizuar dhjetëra protesta të opozitës të dhunshme, Me vendim të tij është përdorur edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmave. Sandër Lleshaj ka ndjekur strategjinë 1,1,0. E përkthyer ndryshe, reago një çast më mbrapa se ai që ke përballë, reago një nivel më poshtë dhunës nga ai që ke përballë dhe zero viktima. Lleshaj e konsideron sukses këtë strategji, pasi pavarësisht rrëmujës së krijuar në protesta dhe gazit të shpërndarë, askush nuk u lëndua.

Lleshaj zhvilloi një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, duke pasur një ndikim të fortë në rikthimin e të miturve shqiptarë atje dhe jo vetëm. Lleshaj rikthehej për së dyti në Liban, pas vizitës për përpjekjet e riatdhesimit të Alvin Berishës, të cilat rezultuan të suksesshme.

Përgjatë vitit 2020 u iniciua Operacioni Forca e Ligjit, i cili ka sekuestruar deri më tani më shumë se 1500 pasuri me të ardhura nga aktivitete kriminale.

Në kohën e drejtimit të Lleshajt në Ministrinë e Brendshme kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Në pjesën më të madhe të rasteve Policia i ka zbardhur ato pavarësisht proceseve nëpër gjykata

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 16/12/2020 18:02

    SANDER LLESHAJ,,NJE FIGURE SHUME POZITIVE DHE E RESPEKTUAR....RESPEKTET ME TE MEDHA PER PUNEN TUAJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?