Vërshimi i ujit në kanionin e Holtës dhe 25-vjeçarja Desantila Sollaku që u mbyt

Vajza që u mbyt në kanionin e Holtës pas pak ditësh ikte për në Gjermani (Profil)

14 Korrik 2019, 22:16| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 09:01

  • Share

Desantila Sollaku u rrëmbye nga rryma e fuqishme e ujit në kanionin e Holtës pasditen e së dielës dhe nuk arriti që të shpëtonte duke u mbytur.

25-vjeçarja jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa bashkë me familjen kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Desantila Sollaku

Gjithashtu 25-vjeçarja kishte planifikuar largimin drejt Gjermanisë këtë javë për të punuar si infermiere, pasi përfundoi studimet në Shqipëri. Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë.

Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore. Ngjarja e sotme është tragjedia e dytë në familjen Sollaku, pasi rreth dy vite më parë u hodh nga pallati duke u vetëvrarë gjyshi i vajzës që sot u mbyt në Holtë.

Komento

Komente

  • VAREZE (Milano): 15/07/2019 09:06

    Hapje bythesh komandanti i zjarrfikses Gramsh. Mbyll ceshtjet me drejtesine ne Itali or shok se do besh burg per pleqeri.

    Përgjigju
    • Artur: 15/07/2019 16:19

      Cfare thua mor hajvan? Ngushellime familjes!

  • Hasani: 14/07/2019 22:36

    Ngushullimet me te sinqerta per familjen e Desantiles zoti jua lehtesofte sadopak kete hidherim qofte i lehte dheu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?