Fan Noli

Profecia e Nolit!

30 Tetor 2023, 09:18| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 09:26

  • Share

“Shpresa më e madhe e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij” - i paralajmëroi rreth pesë shekuj më parë Erasmo da Rotterdam kombet e etura për zhvillim. Paralajmërimi i tij erdhi në një kohë kur kombi shqiptar sapo kishte mbyllur epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kishte rënë nën ‘errësirën’ e pushtuesit.

Edukimi i keq dhe i padrejtë i të rinjve të një kombi është akoma edhe më i gabuar se mungesa e vetë edukimit, sepse nuk bën gjë tjetër veçse u shërben prapambejtjes, interesit të pushtuesve, diktaturave, autokratëve, elitave të korruptuara.

Vetëm 6 muaj qëndroi në pushtet por kaq mjaftoi që, Fan Noli, ‘profeti’ i madh të parashikonte me saktësi rreth 100 vite më parë ‘mallkimin’ që do të ndiqte kombin shqiptar, përmes vargjeve:

Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,

Se të marrët, të shurdhërit s'kanë dëgjuar;

Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.

Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin.

Jesu Krishti s'dëgjoi, dhe s'e mori vesh mikun.

Dhe me lot i penduar e hodhi kamxhikun,

Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri,

Se lirin' e sjell drita e mendjes, jo druri."

Merre prapë kamxhikun, Shën Pjetri u- përgjegj,

Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.

Përkëdhel’u kurrizin dhe do t'të besojnë,

Vraji, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnë".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?