Sociale

Produktet 'Wudy' me baktere të rrezikshme, mjeku: Ja simptomat që shkakton tek ata që e konsumojnë! Deri më tani s'ka qytetarë të paraqitur në spital

22 Shtator 2022, 13:30| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 15:14

  • Share

Thirrjen e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit për të mos i konsumuar produktet "Wudy' pasi i kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, e mbështet dhe mjeku epidemiolog Rexhep Muja.

Epidemiologu Muja, në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se bëhet fjalë për një bakter të rrezikshëm për shëndetin, por jo në nivelet e disa baktereve të tjera si "Salmonellosis", megjithëse duhet të jemi të vëmendshëm ndaj thirrjes për mos t'i konsumuar.

"Është vërtet i rrezikshëm,  por jo më i rrezikshmëm  si  "Salmonellosis",  i jep shenjat e veta si sëmundje, detyrimisht që banorët duhet ta kenë parasysh thirrjen nga autoritet Kombëtar të Ushqimeve, për popullatën mos t'i  përdorin", tha epidemiologu.

Epidemiologu njofton deri më tani se nuk ka pasur persona të cilat janë paraqitur me shenja të infeksionit të shkaktuara nga bakteri Listeria monocytogenes , i gjetur në produktet "Wudy".

"Analiza kryen në laboratorin tonë, gjithçka është e gatshme për  çdo lloj  infeksioni, nuk mundojnë teserat, por deri më tani nuk kemi ndonjë informacion të ndonjë qytetari me ndonjë shenjë. Gjithçka është gati për të kryer analizat.", u shpreh ai.

Epidemiologu Muja shpjegon dhe shenjat klinike që shkakton “Listeria”

"Klinika fillon me ethe në 24 orëshin e parë, por mund të zgjasë dhe më shumësi si periudhë klinike, ethe, dhimbje koke dhimbje muskujsh, por diagnoza laboratorike merret vetëm  nëpërmjet mostrave , qoftë të gjakut, urinës, feçeve", tha mjeku epidemiolog.

Produktet "Wudy"  kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, që shkakton pasoja të rënda në shëndetin e Njeriut. Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, u bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë këtë produkt me bazë mishi, por ta kthejnë në pikat e shitjes, nëse e kanë blerë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?