Produktet 'Made in Albania' zgjojnë interesin te qytetarët! 'Zhduket' prodhimtaria e lodrave dhe shisheve te qelqit

14 Dhjetor 2023, 16:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:34

  • Share

Nga Kalaja e Tiranës, ekspozita  “Made in Albania” ngjalli interesin e qytetarëve të cilët përmes produkteve të prodhuara në Shqipëri, njohin aspekte të historisë së viteve 1920-2020. Koleksionistët thonë se interesi i vizitorëve është i ndarë në dy grupe; të rinj që përmes produkteve të kohës informohen mbi periudhën historike dhe qytetarë që kanë e jetuar, që e përjetojnë me nostalgji.

“Në varësi të brezave edhe interesi, ne kemi njerëz që janë kritikë, nostalgjik në varësi të periudhave dhe interesit të tyre për produktet.  Me interes është pjesa e konsumit të medias, është interesante se njerëzit vijnë të shohin prodhimet e televizioneve të asaj kohe të viteve 80-të, antenave,etj”, tha Elton Çaushi Tur Operator.

Organizatorët e ekspozitës, thonë se disa produkte shqiptare janë zhdukur.

“Pas rënies së komunizmit, pjesa më e madhe e produkteve që prodhoheshin “Made in Albania” u ndërpre, si prodhimi i lodrave nuk ekzistonin më pas viteve 90-të. Prodhimi i cigareve gjithashtu pati ndërprerje pas vitit 1996-të”, shtoi Bledar Këneta koleksionist.

“Industria e prodhimit të qelqit në qytetin e Kavajës dhe të Tiranës u ndërpre, e cila tek ne ka qenë shumë e rëndësishme. Ja ku kemi një industri që nuk funksionon më në vendin tonë, është zhdukur 100 % në Shqipëri”, shtoi Elton Çaushi Tur Operator.

Televizorët e kohës, antenat marrëse, apo produktet që identifikojnë qytete të ndryshme sipas traditës, ishin pjesë e ekspozitës e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët deri më 15 dhjetor.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2023 01:23

    LOVE IT,LOVE IT,LOVE IT!! Ekspozite e thjeshte,por kaq nostalgjike.Do te doja qe videoja te ishte me e gjate,te tregonte me shume hollesi nga objektet e ekspozuara!

    Përgjigju
  • redi: 14/12/2023 20:00

    Eshte e vertete qe ne kohen e komunizmit prodhoheshin shume gjera qe ne shumicen e rasteve ishin te pelqyeshme per popullin.Pas 90 u mbyllen dhe u shkaterruan shume ndermarrje dhe uzina qe mbanin me buke Mike’s familie.Nje klan politikanesh mbas 90 ne te Fujairah Katherine por ne teper te PD nepermjet Celt te Barth i Vosges pasurite publike dhe nuk duhet ju vajten.Shkodra sot ka papunesi por indifference dhe qeveria e se soymeal dhe keshilltaret ekonomik mafias pengojne hyphen e uzines se Tesla e qe mbi 80% kite per ekspory ,duke pasi bakrin si metal te prodhuar ne vend. Kjo situate eshte dhe ne nafteku Alboetrol nuk kryesore envestime per pa during qe ka .Prodhimi e fuquzon budgeting dhe jo vetem sherbimet dhe turizmin.Rama dha lajmin se do ngrihet nje refineries nafte shteterore ne vend ,por mesa duket oligarket e naftes lobojne qe ta kene vet monopolin . Ka dhe shume reserve te theta qe mund te reusing mireqenuen e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?