Procesionarja/ Si po shkatërrohen pyjet e Dibrës, drejtori: Presim fonde nga Ministria e Mjedisit (VIDEO)

19 Janar 2021, 17:10| Përditesimi: 20 Janar 2021, 09:18

  • Share

Qeskat e bardha janë sëmundja prej të cilave pishat nuk po gjejnë shpëtim. Prej vitesh nuk merret asnjë masë për të luftuar sëmundjen e procesionares.

Ky insekt i rrezikshëm po than në mënyrë masive pishat e zeza, në kurorën e gjelbër të Bulqizës.

"Është një vemje e rrezikshme, u bë kohë që nuk lufton ministria e mjedisit nuk mbulohet me fonde, është një sëmundje shkatërruese, këtu ku jemi ne është shumë e eger, një pishë ka 20 qese, luftimi mekanik duke i mbledhur duke i vënë zjarrin si qasja e qeseve" - tha specialisti i pyjeve Melahim Baloshi.

"Pishat këtu janë duke u tharë komplet është mirë të ndërhyjë shteti se janë duke u tharë komplet, kjo është kurorë e gjelbër këtu", tha një banor.

Gjatë intervistës për Report Tv, drejtori i pyjeve, Roland Dedja tha se ka tre metoda për të luftuar këtë sëmundje.

"Në territorin e bashkisë bulqizë në masivet me pishë të zezë është shfaqur sëmundja e procesionares kjo sëmundje luftohet me tre mënyra, kimike me sperkatje nga ajri dhe toka, në Shqipëri nuk është bërë ndonjëhere për shkak të terrenit dhe kostos së lartë. Ndërhyrja e dytë është biologjike, bëhet luftimi i larvave me insekte, vjet është aplikuar ndërsa aktualisht në fazën e ekspertimit, aty prodhohen insektet është aplikuar në Pukë vjet dhe këtë vit po shihen rezultatet, ndërhyrja e mekanike, luftimi bëhet nga toka duke prere qeskat e procesionares, bëhet në fazën dimërore, nuk i numëron, ngjitet lart në pishë, izolohet brenda, plus temperaturat. Ngrodh në dimër, bëhet ndërhyrja mekanike, duke prere qeskat e djegie po ti presësh", u shpreh drejtori i pyjeve Bulqizë Roland Dedja.

Ka 5 vite që nuk vihet dorë në masivet pyjore. Drejtori thotë se po presin fonde nga Ministria e Mjedisit.

"Në shqipëri, në Bulqizë, në vitin 2015 ka zbatuar një projekt me ndërhyrje mekanike me pishë në Bulqizë është bërë ndërhyrja mekanike 330 ha që ka Bilqiza, tpor pas tre vitesh u shfaq sërish. Kjo është krijuar bashkëshoqeruese e pishës, ajo sërish bashkëjetuese aty e ka krijuar ciklin e vet, shfaqet sërish. Pasojat që ka në sipërfaqe në pishë dhe kur infeksioni, sëmundje kur shfaqet lehtësisht nuk ka ndikim të madh, kur agravon dhe ka mbi 5 qeska në dru, çon deri në skeletimin e plotë të pishës, duke konsumuar deri në tharjen e plotë të pishës. Patologji dhe sëmundje druri të bëjë aftë thahet plotësisht. Aktualisht në sipërfaqet që kemi në fazën mesatare, drejtori e pyjeve në terren, 3-45 qeska për drurë, aktualisht në bashkëpunim me min dhe agjencinë në fazën e studimit të një projekti të mundshmë në të gjithë sipërfaqet e prekura. Presim ne si bashki kemi dërguar të dhënat e marra në terren në presim të hartohet projekti dhe të implementohet në terern" - u shpreh drejtori i pyjeve Bulqizë Roland Dedja.

Janë qindra hektarë pisha në Dibër që shkojnë drejt degradimit për shkak se nuk luftohet infeksioni i rrezikshëm.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 20/01/2021 01:40

    Mbillni pisha te reja Po ashtu arra;,lajthi,,bajame,,bredha,,dushk,,e lisa,,,asgje nuk mbin vete,,duhen mbjellur fidanet,,,pylli do rigjenerohet dhe do kemi lende drusore dhe rritje te faunes te eger....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?