BRUKSEL- Një shqiptare, zyrtare në një gjykatë, ka dhënë dëshminë e saj në Belgjikë lidhur me transfertat e parave që kishte kryer për vlonjatin Erdian Munoz Guerrero, pjesëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
Mediat e huaja shkruajnë se në gjyqin që u mbajt për 124 të pandehur në Belgjikë, Miranda.B shfaqej në përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” me vlonjatin Erdian Munoz Guerrero ndaj të cilit kishte kryer disa transaksione parash. Ky i fundit, kishte marrë mbiemrin e gruas së tij kolumbiane dhe dyshohet si një ndër krerët e organizatës mafioze.
Miranda B, shpjegoi se kishte një marrëdhënie dashurie me të dyshuarin dhe se 20 mijë eurot që i ishin gjetur në shtëpinë e saj në Tiranë, ishin fryt i punës së saj 12 vjeçare.
Ajo u justifikua se nuk i kishte vendosur në një llogari bankare sepse “në Shqipëri paguajmë shumë cash”.
Ajo pranoi para gjykatës se kishte hapur gjashtë llogari bankare, ndërsa u sigurua se kishte përdorur vetëm një. “Në Shqipëri, sa herë që ndryshon punë, duhet të hapësh një të tillë,” shpjegoi ajo.
E pandehura siguroi se nuk kishte më asnjë lidhje me Eridan MG dhe se ishte në dijeni të veprimtarisë së këtij të fundit, si dhe origjinës së shumave të parave që i kërkonte të transferonte, pasi kishte lexuar dosjen.
B.V/ReportTv.al"E dija se ai punonte në ndërtim. Mendova se paratë vinin nga atje. Kishim një marrëdhënie intime, por nuk doja t'i bëja pyetje," shpjegoi ajo.