Mësimi i kombinuar online dhe në klasa/ Kushi: Nis më 1 dhjetor, arsimi fillor dhe maturantët vijojnë në mjediset fizike

26 Nëntor 2020, 14:49| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 18:10

  • Share

Pas kërkesës nga ana e Komitetit të Ekspertëve që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar në sistemin e arsimit parauniversitar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Ministrja Kushi ka bërë me dije se pas rekomandimit të djeshëm të Komitetit të Ekspertëve dhe pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punës me ekspertët e MASR, përfaqësuesit e Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), si dhe analizës së eksperiencës në vendet e tjera është hartuar shtojca e udhëzuesit të fillim-vitit 2020-2021.

Sipas këtij udhëzuesi, shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e varianteve të mësimit të kombinuar, në varësi të situatës së pandemisë, numrit të nxënësve, apo kushteve të tyre specifike, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha rregullat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik.

"Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës - njësoj siç kanë vepruar deri më tani me SKENARIN 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021;

Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:

- Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

- Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

Në varësi të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafet mësimore apo tek nxënësit, me urdhër të MASR, mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa klasat e tjera bëhen online.

Dhe në raste më të rënduara, vetëm klasa 1 dhe klasa 12-të në mjediset fizike të shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online", tha ndër të tjera ministrja Kushi.

Ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një deklarate ditën e djeshme njoftoi kërkesën drejt Ministrisë së Arsimit që për arsimin parauniversitar të vihet në zbatim skenari 2! Manastirliu tha se një vendim i tillë ka ardhur me qëllim minimizimin e përhapjes së COVID, në një kohë që po qarkullon edhe virusi i stinës. Ajo shtoi se shkollat nuk kanë qenë vatër infeksioni dhe kjo është reflektuar dhe në shifra, por gjithsesi kjo është një masë parandaluese.

( Kliko këtu ) Udhëzimi si do të zhvillohet mësimi i alternuar

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2020 01:53

    Ministria duket sikur po <<kercen>> Foxtrot me nxenesit,po I ngateroni keqas.

    Përgjigju
  • Emri: 26/11/2020 23:11

    Po te pakten beje me jave moj ufo, cfare dobie kane gjysmaditet dhe gjysmajavet? Na i bete femijet corap.

    Përgjigju
  • une: 26/11/2020 16:31

    Idiotllik me te madh nuk kam degjuar,i ç'orientuat kalamajte krejt qe mos e befshi piken e hajrit !!!

    Përgjigju
  • Sefer daja: 26/11/2020 15:32

    Vendim i drejte dhe duhej marre dhe me heret.Por mos i çorjentoni oraret.Thjeshte nje jave ne shkolle e nje jave nga shtepia! Kjo i jepte dhe prinderve mundesi per te rregulluar oraret ne pune!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?