Ekonomi

Procesi i fiskalizimit, Drejtoria e Tatimeve: Deri më tani 13,633 biznese dhe 9 milionë fatura të fiskalizuara, do të jemi mbështetje për çdo problematik

29 Korrik 2021, 11:13| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 15:25

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë lajmin se deri më tani janë 13,633 biznese të Fiskalizuara dhe janë kryer mbi 9 milionë fatura të fiskalizuara.

Në kuadër të zbatimit të reformës së Fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë në mbështetje të çdo biznesi, duke ofruar suportin e saj maksimal për çdo problematikë apo paqartësi në lidhje me këtë proces.

Përmes rrjetit të tyre social Facebook, shkruajnë se qasja e Administratës Tatimore do të jetë këshilluese dhe informuese për t’i ardhur në ndihmë çdo tatimpaguesi.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 Korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 Shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar edhe një video në të cilën përmes grafikëve paraqesin situatën aktuale të procesit të fiskalizimit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?