Procedurat/ Ja si të aplikoni për
studime në Universitetet Franceze

21 Dhjetor 2015, 16:26| Përditesimi:

  • Share
Kanë filluar regjistrimet për të rinjtë nga Shqipëria, të cilët dëshriojnë të studjojnë në një nga Universitete në Francë. Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë njofton se ka filluar fushata e para regjistrimit 2016-2017 për kandidatët e huaj në ciklin e parë të studimeve (universitete dhe shkollë arkitekture) në Francë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dosjet e plotësuara në Ambasadë duke filluar nga data 16 dhjetor 2015 deri në 22 janar 2016 që është dhe afati i fundit për aplikim (nga e hëna deri të enjten, midis orës 14:30 dhe 16:30).

Procedura e aplikimit
Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët duhet të provojnë se kanë nivelin B2 nëpërmjet DELF-it ose TCF DAP. Lidhur me kete kriter, kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në datën 11 shkurt 2016, nga ora 9:00-13:00.

Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë aplikantët, me përjashtim të nxënësve të seksioneve dygjuhëshe dhe nxënësve që kanë nivelin DELF B2 dhe DALF C. Në momentin e dorëzimit të dosjes së regjistrimit, kandidati që do të kalojë testin TCF DAP duhet të paguajë 68 €.

Për më tepër informacion mbi procedurën e regjistrimit paraprak (e cila realizohet në gjuhën frënge), kandidatët shqiptarë duhet t’i referohen adresave online në vijim:
Për më tepër informacion klikoni këtu

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?