Jozefina Topalli

Politikë

Përmbytjet/ Topalli sqaron planin: Prioritet që s'mund të shtyhet, nevojë urgjente për të ndërhyrë

28 Mars 2021, 09:21| Përditesimi: 28 Mars 2021, 11:00

  • Share

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka bërë të ditur planin e saj, për situatën me përmbytjet si pasojë e shirave të dendur në vend.

Me një postim të gjatë në facebook, Topalli sjell ndërmend përmbytjen e fundit në vend, që ndodhi në vitin 2015, ndërsa thotë se shpyllëzimi, kryesisht përgjatë lumenjve të fuqishëm, si Vjosa, Osumi dhe Shkumbini, si dhe administrimi dhe përdorimi i papërshtatshëm i tokës, konsiderohen si shkaqet kryesore të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësorë në zonat e ulëta.

Sipas Topallit, ka nevojë urgjente për të ndërhyrë me masa të strukturuara kundër përmbytjeve, duke  e konsideruar një prioritet që nuk mund të shtyhet pafundësisht apo të trajtohet me masa zbutëse të momentit.

"Nevoja urgjente për të ndërhyrë me masa të strukturuara, me frymëmarrje afatgjatë, kundër përmbytjeve është një prioritet që nuk mund të shtyhet pafundësisht apo të trajtohet me masa zbutëse të momentit, sikur është vepruar deri tani. Trajtimi i këtij problemi nuk duhet parë në optikën e një kostoje por të një investimi strategjikë të integruar për zhvillimin e qëndrueshëm të potencialeve të territoreve të përmbytura", shkruan Topalli mes të tjerash.

Po ashtu, Topalli përmend edhe nevojën e sensibilizimit dhe komunikimi të përgjegjshëm me qytetarët që ndodhen në zonat e rrezikut, duke theksuar edhe ngritjen e një grupi pune me ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e hidroteknikës dhe bonifikimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 28/03/2021 17:03

    PER RASTIN S'DO TA GJUKOJA PER POLITIKE......I ÇIK DO TA THEM-SHFAQJA E ZOÇKES NE HAPESIRE TE JEP GJALLERI NE XHAN....I MARSHIN TE KEQEN-KA GOXIM TE FLAS NJERI NDRYSHE......

    Përgjigju
  • Ida: 28/03/2021 11:23

    Shpejte u kujtove!

    Përgjigju
  • Bilali: 28/03/2021 10:30

    Kapeni pe zhelesh dhe qiteni jasht kete sherbetoren e Sali qenit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?