Moment nga ndërprerja e ndeshjes së tenisit

Problemet shëndetësore të tifozëve, ndërpritet dy herë ndeshja e Novak Djokovic në Wimbledon

27 Qershor 2022, 16:52| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 16:54

  • Share

Specifika të pazakonta në ndeshjen e parë të Novak Djokovic në Wimbledon.

Teksa tenisti serb po merr pjesë në kampionatin ku është fituesi në fuqi, ndeshja me kreano-jugorin Kuon-Son Uo, është ndërprerë në dy raste për shkak se tifozët kanë patur problem shëndetësore.

Stafi mjekësor ka shkuar dy herë në shkallët e stadiumit për t’i dhënë ndihmën e parë tifozëve dhe më pas u transportuan për në spital, gjendja e të cilëve ende nuk dihet. Megjithatë në stadiumin 15 mijë vendesh, pati duatrokitje për ndërhyrjen e mjekëve.

Tenisti serb ishte duke humbur setin e parë kur ndodhën ngjarjet, ndërsa tani 35-vjeçari ka kthyer çdo gjë në favorin e tij, duke udhëhequr 2-1 me sete.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?