Probleme për Kombëtaren U-21, dëmtohen Shpendi dhe Shabani! Alban Bushi fton dy futbollistë të rinj

15 Tetor 2023, 15:56| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 15:57

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-21 është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi U-21, e programuar për t’u zhvilluar të martën më 17 tetor në stadiumin “Arena Egnatia”.

Sa i përket gjendjes së ekipit, Cristian Shpendi dhe Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike pas ndeshjes së humbur 4-1 në transfertë me Finlandën U-21 dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor i skuadrës. Për këtë arsye, trajneri ka vendosur të thërrasë Stiven Bibo dhe Eljon Toçi.

Të dy lojtarët kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21. Mesfushori Bibo aktivizohet me skuadrën e Laçit, ndërsa sulmuesi Toçi luan me ekipin e Sestri Levante në Itali. Bibo dhe Toçi janë bashkuar me skuadrën në Durrës dhe janë vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Alban Bushi.

Kombëtarja U-21, deri tani në kualifikueset e “Euro 2025” ka zhvilluar tre ndeshje në grupin E dhe ndodhet në vendin e dytë me gjashtë pikë, po aq sa Zvicra që kryeson renditjen falë golavarazhit më të mirë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?