Charles Leclerc me Ferrarin e tij

Probleme për Ferrarin, Leclerc e nis garën e Arabisë Saudite me 10 pozicione minus

15 Mars 2023, 18:20| Përditesimi: 15 Mars 2023, 18:21

  • Share

Centralina penalizon Charles Leclerc. Nis “me malore” Botërori i Formula 1 për pilotin e Ferrarit, që u detyrua të mbyllë para kohe garën e parë në Bahrein. Si të mos mjaftonte kjo, në garën e dytë në Jeddah të Arabisë Saudite, piloti nga Monaco do të përballet me një penalizim prej 10 vendesh, për shkak të ndërrimit të centralinës.

Për të konfirmuar këtë lajm mendoi vetë kreu i ekipit Ferrari, Frederic Vasseur. “Kemi patur dy problem të ndryshme dhe për këtë motiv do të na duhet të ndryshojmë një pjesë të ‘power unit’. Ky ndryshim nuk parashikohet në rregullore dhe nëse do ta kryejmë do të na duhet që të pranojmë edhe penalizimet”, tha franzeci.

Sipas Ferrari-t problemi i veturës të francezit ka qenë në centralinë, pjesë kjo që sipas rregullores lejohet të ndryshohet vetëm dy herë në të gjithë sezonin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?