Gjyqtari Besnik Shehu

Probleme në 3 shtyllat e vlerësimit/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu

6 Prill 2023, 18:47| Përditesimi: 6 Prill 2023, 18:49

  • Share

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo.  Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Gjithashtu, Komisioni konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pasurinë e gjyqtarit Shehu, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Shehu ishte kundër dhe kërkoi çeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë të rivlerësimit kalimtar, kërkesë që u rrëzua.

Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?