Silvio Berlusconi

Probleme me zemrën, Silvio Berlusconi shtrohet në kujdesin intensiv

5 Prill 2023, 13:25| Përditesimi: 5 Prill 2023, 13:26

  • Share

Silvio Berlusconi, 86 vjeç, ish-kryeministër i Italisë (në tre mandate të ndryshme, midis 1994 dhe 2011) dhe ish-pronar i AC Milan (midis 1986 dhe 2017) dhe aktualisht pronar i Monzës në Serie A, është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano.

Kreu i partisë së qendrës së djathtë ‘Forza Italia’ ishte i shtruar në të njëjtin spital javën e kaluar, duke u larguar të enjten pas përmirësimit të gjendjes.

Sipas shtypit italian, multimilioneri po lufton me problemet e zemrës dhe mushkërive, por një burim spitalor garanton se gjendja e Berlusconit është e qëndrueshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pum: 05/04/2023 13:55

    E kuptoni o njerez pse e ka shpikur vdekjen zoti? Imagjinoni per nje çast qe nje tiran te ish i pavdekshem,ose dhe sot enver hoxha te ish duke luftuar imperializmin amerikan,dhe ne te mbanim rradhen qe ne oren 3 te mengjezit per 1 l.qumesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?