Foto ilustruese

Probleme me ujin e pijshëm në Durrës, shkak bëhet defekti në linjën e furnizimit! Tubacioni pësoi çarje në disa segmente

21 Qershor 2022, 09:40| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 09:43

  • Share

Një defekt ka ndodhur në linjën e furnizimit DN 700 në Durrës dhe për pasojë mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Më shumë probleme do të kenë njësitë administrative Ishëm, Katund i Ri, Manëz dhe Sukth, si dhe një pjesë e qytetit të Durrësit, njofton Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Tubacioni DN 700 shërben për furnizimin me ujë të njësive administrative dhe një pjesë e qytetit Durrës nga vendburimi i Fushë Kuqes dhe për shkak të amortizimit të tij, ditën e djeshme ka pësuar disa çarje në segmente të ndryshme.

Puna për riparimin e tij ka nisur që ditën e djeshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?