Gjyqtarja Maria Qirjazi dhe prokurori Arben Smaçi

Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit e Tiranës, Maria Qirjazi dhe prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi

9 Nëntor 2023, 20:16| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 20:42

  • Share

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi dhe Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Maria Qirjazi largohen nga sistemi i drejtësisë. Vendimet u morën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtuan ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi sot (9 nëntor 2023) unanimisht lënien në fuqi të vendimit të 21 korrikut 2021 që shkarkonte nga detyra prokurorin e Shkodrës. KPK konkludoi se Smaçi kishte kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë.

Procesi i vetingut për prokurorin e Shkodrës zbuloi se ai kishte kryer deklarim të rremë për çmimin e një apartamenti në Tiranë, që pretendonte se e kishte blerë në shumën 50 mijë euro, në të njëjtën ditë që shitësi e kishte blerë vetë për 90 mijë euro.

Ndërkohë trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpallën më 8 nëntor 2023 vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi.

KPA, me shumicë votash la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 25 shkurt 2021 i cili shkarkoi gjyqtaren pasi u konkluduan probleme për pasurinë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?