Komisioni i Vettingut

Probleme me pasurinë, Gjyqtari Jak Ndoka shkarkohet përfundimisht nga detyra

17 Nëntor 2022, 18:19| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 18:26

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë gjyqtarin Jak Ndoka. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo. Nga hetimet rezultoi se Jak Ndoka ka pasur probleme me pasurinë.

Komisioni ngriti dyshime se gjyqtari i Lezhës, Jak Ndoka ka deformuar të vërtetën nëpërmjet disa transaksioneve në shitjen e një apartamenti të vjetër në Lezhë me qëllim justifikimin e burimeve financiare për blerjen e disa pasurive të tjera në këtë rreth.

E dyshimtë u cilësua edhe bashkëpronësia e vëllait në një apartament në Tiranë që përdoret vetëm prej subjektit, si dhe u konstatua pamundësi financiare në krijimin e pasurive.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?