Problematika në aksin ‘Gjirokastër – Sarandë’, shoferi: Dola nga rruga se s’ka barriera! ARRSH asnjë masë për eliminimin e kthesave të forta

22 Prill 2023, 17:37| Përditesimi: 22 Prill 2023, 17:45

  • Share

Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë me gjatësi 60 km është i rrezikshëm për shkak të terrenit të pjerrët, kthesave dhe mungesës së barrierave mbrojtëse, sidomos pranë Qafë-Muzinës.

“Ndodhemi në afërsi të Qafës së Muzinës, ku pas krahëve të mi, në një gjatësi gati 40 metra ka mungesë të mureve mbrojtës”.

Në këtë rrugë të ndërtuar 6 dekada më parë mungon edhe ndriçimi! ARRSH-ja ka kryer rehabilitim të pjesshëm dhe kryesisht mbushjen e gropave, por kurrë ndonjë investim të plotë për zgjerimin apo eliminimin e kthesave të forta.

“Ky në fakt është një segment tjetër, në afërsi të Qafës së Muzinës që përbën  problematikë, pasi ka mungesë të mureve mbrojtëse”.

Rruga nuk ofron siguri, tha një shofer për Report Tv, duke ndarë eksperiencën e hidhur që ka përjetuar pak ditë më parë kur u përfshi në aksident, shenjat e të cilit i ka të dukshme në fytyrë.

“Shumë rrugë e keqe është. Nuk ndihemi të sigurt. Duhet të ketë mur mbrojtës. Po të kishte mur mbrojtës nuk do të kisha dalë nga rruga”, tha i aksidentuari.

“Po të kishte pas mure mbrojtëse, nuk do të kishin vdekur 5 veta aty. Kam qenë aty. Duhet të ketë më shumë siguri”, tha një tjetër drejtues mjeti.

Rruga Gjirokastër-Sarandë, më së shumti përdoret nga linjat e transportit të udhëtarëve që shkojnë dhe vijnë drejt Greqisë për shkak edhe të afërsisë me Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe nga banorë të dy bashkive. Megjithatë, që nga hapja e rrugës së re “Ura e Kardhiqit-Delvinë”, frekuentimi i këtij aksi ka rënë ndjeshëm, bashkë edhe me numrin e aksidenteve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 23/04/2023 11:54

    ...per inat te barierave, ia fusim me shkurt.????????????

    Përgjigju
  • Andoni: 23/04/2023 11:22

    Eshte skandal qe shteti ska vene dore 20 vjet ne kete rruge dhe taksat na i mbajn nga nafta, se e kan mendjen me vjedh

    Përgjigju
  • Lui: 22/04/2023 23:16

    Me skandalozja ne Shqiperi eshte mos vijezimi i rrugeve me boje te bardhe fosforeshente. Sepse naten jane ato viza qe te orientojne. Dhe sidomos kur ka mjergull, vijezimi eshte nje orientim shume i domosdoshem per drejtuesin e mjetit.

    Përgjigju
  • Liku: 22/04/2023 19:00

    Po nuk je i perqendruar ne timon do dalësh nga rruga

    Përgjigju
    • Lala i Lushnjes: 22/04/2023 21:30

      Saktë, mund të ishte edhe i vdekur. Nuk të mbajnë barirat, trutë e kokës të mbajnë.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?