Pro- rusët marrin vendimin, dënohen me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase

9 Qershor 2022, 16:45| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 16:58

  • Share

Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të vetëquajtur Donetsk dënoi me vdekje luftëtarët britanikë Aiden Aslin , 28 vjeç, nga Nottinghamshire, Shaun Pinner , 48 vjeç, nga Bedfordshire si dhe Saaudun Brahim , një shtetas maroken, i cili luftoi për ushtrinë ukrainase.

Vendimi  u mor nga Gjykata e Lartë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donjeckut, e cila i shpalli ata fajtorë për "terrorizëm" pasi kishin luftuar si "mercenarë".

Gjyqi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, filloi të martën.

Aslin , 28, nga Newark, dhe Pinner , 48, nga Watford, u mbrojtën duke pretenduar se ishin ushtarë të ushtrisë së rregullt ukrainase dhe duke pretenduar kështu të drejtën për t'u trajtuar si robër lufte sipas Konventës së Gjenevës.

Analistët kanë folur tashmë për një "gjykim farsë" për "krime të fabrikuara", që synon më tepër të ushtrojë presion mbi Britaninë dhe të kërkojë shkëmbimin e të burgosurve me ushtarë rusë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


S.C//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?