Pr/ligji për shëndetin riprodhues, Ministrja Koçiu: Jemi në konsultim publik,mirëpresim sugjerimet! Së shpejti lista e re e barnave të rimbursueshme

24 Prill, 12:48| Përditesimi: 24 Prill, 12:58

  • Share

Pr/ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues” ka ngjallur debate dhe kundërshti. Në një prononcim për median pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ftoi specialistët apo dhe grupet e interesit të japin mendimet e tyre në këtë fazë të konsultimit publik me qëllim që drafti përfundimtar të jetë bashkëkohor.

“Një akt ligjor i rëndësishëm që vjen në vazhdën e politikave shëndetësore  e sociale sa i takon përmirësimit të mënyrës si i qasemi shëndetit seksual tek adoleshentët por dhe rregullojmë shëndetin riprodhues. Ligji rregullator do i nënshtrohet konsultimit publik dhe ftojmë të gjithë grupet e interesit nëse kanë sugjerime apo mendime të vlefshme për të kontribuar në rregullimin e këtij sektori janë të ftuar ta bëjnë jo vetëm në platformë elektronike por dhe në tryezat që ministria po organizon për të sjellë një kuadër rregullator bashkëkohor”

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë dha lajmin se së shpejti do jetë gati lista e re e barnave të rimbursueshme.

“Po punojmë për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme. Qëllimi kryesor është ta pasurojmë. Procesi pritet të përfundojë shpejt“

Në qeveri u miratua sot marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe zvicerane që do të asistojë strukturat e shëndetësisë sa i takon emergjencave shëndetësore. Marrëveshja do të zgjasë 4 vite.

“Përveç gjithë konsolodimit të strukturave që marrin pjesë në emergjenca shëndetsore, është dhe përfshirja e komuniteteve, roli që ata duhet të kenë për tiu përgjigjur cdo emergjence shëndetësore në mënyrë efektive” tha ministrja Albana Koçiu

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?