Pr/ligji për prefektin/ Eksperti kundër: Po kërkojnë pushtet, kryebashkiaku zgjidhet me votë, nuk mund të shkarkohet

31 Tetor 2023, 16:43| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 17:11

  • Share

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik një draft me disa ndryshime thelbësore përsa i përket kompetencave të prefekturave në Shqipëri. Ky draft i cili i mundëson prefektit të një qarku të propozojë edhe shkarkimin e kryetarit të një bashkie përkatëse, ka ngjallur debate të shumta.

Për të diskutuar në lidhje me këtë draft të propozuar nga ministria e Brendshme, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali.

I pyetur se si i gjykon ndryshimet që përmban ky draft, në lidhje me prefekturat, Haxhimali i cilësoi të panevojshme dhe theksoi se kjo bëhet për shuar “etjen” e prefektëve për pushtet.

“Ndryshime të panevojshme, propozime të panevojshme, konsum mediatik, politik i panevojshëm fare.

Prefekti sot në mënyrën se si është organizuar Republika e Shqipërisë, në nivelet e pushtetit, ato përfaqësojnë qeverisjen vendore në një rajon të caktuar.

Historikisht ka qënë e debatueshme roli i prefektëve sepse gjithmonë kanë dashur pushtet.”-deklaroi Haxhimali.

Ndër të tjera, Haxhimali tha se nuk është e drejtë që një institucion i parashikuar në Kushtetutë të diktohet në atë lloj mase nga prefektura.

“Kjo prevalon mbi ligjet vendore. Ai është i zgjedhur si kryetar i bashkisë dhe një të zgjedhur me mandat nga qytetarët, nuk mund ta shkarkojë një institucion si prefekti i emëruar, se për ta shkarkuar nuk e shkarkon dot se ka rregulla të tjera që i ka ligji dhe Kushtetuta se kush e shkarkon.’-tha ai.

“Ne nuk e njohim bashkëpunimin e qeverisë me shumë nivele, secili do kontrollin e vet, territorin e vet dhe këtë po kërkojnë prefektët.”- theksoi Haxhimali.

Një ndër ndryshimet e tjera i cili bën pjesë në draftin e propozuar është edhe raportimi i drejtorit të policisë vendore tek prefekti i qarkut përkatës, në çdo 10 ditë. Haxhimali tha se është dicka e tepruar dhe se ka forma të tjera të raportimit të policisë me aq sa është e nevojshme në organet vendore.

“Është një tepri e madhe. Ka forma të koordimimit, të informimit për pjesën që policisë i është lejuar të raportojë.”-u shpreh Haxhimali.

“A ka prefektura pontecialin që t’i bëjë të gjitha këto. Taksapaguesit shqiptarë do të shtojnë një administratë tjetër, me ekspertë në prefekturë, s’janë të nevojshme fare.

Asnjë burokraci nuk i shërben një vendi kaq të vogël.”-nënvizoi ai.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?