Ministria e Brendshme dhe pjesë nga projektligji

Pr/ligji i ri, rrit kompetencat prefektit/ Mund të propozojë shkarkimin e kryetarit të bashkisë! Lidhje të drejtëpërdrejtë me kryeministrin e ministrin

30 Tetor 2023, 13:15| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:23

  • Share

Ministria e Brendshme hodhi për konsultim publik ndryshimin e ligjit për funksionin e prefektit të Qarkut.

Ndryshimet parashikojnë një forcim të rolit të prefektit, duke I dhënë dhe fuqinë atij që të kërkojë shkarkimin e kryetarit të bashkisë i cili zgjidhet me votë

Kështu në nenin 8 të ligjit aktual numër NR. 107/2016, “PËR PREFEKTIN E QARKUT” propozohen të shtohen dhe 4 pika ndër të cilat është dhe pika m)  e cila është  e formuluar si më poshtë. 

“Propozon pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e kryetarit të bashkisë pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve’

Po kështu prefekti monitoron zbatimin e projekteve, programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të kushtëzuara apo fonde të qeverisë qendrore, veçanërisht për sa i përket respektimit të afatave dhe cilësisë dhe sinjalizon institucionet përgjegjëse inspektuese duke propozuar fillim të procedurës së inspektimit për shkeljet e evidentuara;

Gjithashtu prefekti informon ministrin përgjegjës dhe kryeministrin për rezultatet e monitorimit të degëve territoriale që veprojnë në qark.

Po kështu prefekti verifikon përdorimin e fondeve publike apo transfertave të qeverisë qendrore kur ato janë dhënë për arritjen e standardit minimal kombëtare

Po kështu dhe raporti vjetor i performancës së shërbimeve publike të njësisë e vetëqeverisjes vendore është subjekt i verifikimit të të dhënave nga Prefekti.

'Domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, për ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e qarkut” ka lindur si nevojë për të rritur efiçencën dhe konsolidimin e performancës së prefektit të qarkut, për ofrimin e shërbimeve më cilësore, për një qeverisje gjithmonë e më pranë qytetarëve, si dhe përforcimit të rolit tij në qark' argumentohet nga ministria e Brendshme. 

Pr/ligji u hodh për konsultim publik më 26 tetor 2023.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?