‘Despiunizimi’, PD: Kërkoni mendim nga Komisioni i Venecias! Bardhi ‘zbulon’ letrën e delegacionit të BE-së! Alibeaj: Nismat tuaja shashka politike, kaloni lustracionin

10 Korrik 2023, 12:08| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 22:59

  • Share

Disa muaj pasi socialistët e dorëzuan në Kuvend, paketa e ashtuquajtur e “despiunizimit” të politikës nisi diskutimin në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zbuloi një letër të delegacionit të BE në Tiranë, që i kërkon ligjeve që kjo paketë ndryshimesh të jetë në përputhje të plotë me parime e vendosura nga Komisioni i Venecias. Nisur nga letra që mban firmën e ambasadores Christiane Hohmann, Bardhi thotë se Kuvendi duhet t’i drejtohet për marrje opinion Komisionit të Venecias.

‘Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE që të merrni parasysh raportet e Komisionit të Venecias, si në 2019 ashtu edhe për nismën e Vettingut në politikë. Ndaj unë them t’i drejtohemi për marrje opinion komisionit të Venecias.’-tha Gazment Bardhi.

‘Kemi marrë parasysh opinionet e shkruara të Venecias!’- tha Ermonela Felaj.

Debate pati edhe për përmbajtjen e projektligjeve, që synojnë nxjerrjen nga politika të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që të mbështetet vetëm lustracioni, që në kuvend është depozituar me 2 nisma të ndara nga dy palët e PD.

“Ne as puthemi, as përputhemi me ju. Propozimi juaj Për partitë politike, është I papranueshëm. Kë duan të kenë partitë politike në krye, zgjedhin vetë. Lustracioni ka vetëm një qëllim, të pastrojë shtetin. projekt-ligj për t’ja futur dikujt e për të mbrojtur dikë, asnjëherë.’- tha Alibeaj.

‘Pse ju djeg tani miza nën kësulë, duket sikur e keni braktisur.’- tha Toni Gogu.

Në fund, Komisioni i Ligjeve vendosi shtyrjen e diskutimit të projektligjeve në mbledhjet e ardhshme. 

Me këto ndryshime, PS prek dy ligje, atë për partitë politike dhe dekriminalizimin, ku parashikon ndalimin e personave që kanë pasur lidhje me ish sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur, shkarkimin e tyre, si dhe ndalimin e tyre të zgjidhen në çdo funksion publik. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?